Të nderuar vëllezër e motra,
Të nderuara familje të dëshmorëve,
Të nderuar ushtarë dhe veteranë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare,
Të nderuar qytetarë,
Në emër të Këshillit Organizativ, u bëjmë thirrje të gjithë shqiptarëve që të bashkohen në Marshin Protestues, të djellen më 27 shtator, në ora 14,00 në Sheshin “Skënderbeu” në Shkup.
Ky marsh organizohet si shprehje publike e kundërshtimit ndaj vendimit të padrejtë të Dhomave të Specializuara ndaj ish-udhëheqësve të UÇK-dhe krereve shtetërorë të Republikës së Kosovës: Hashim Thaçit, Jakup Krasniqit, Kadri Veselit dhe Rexhep Selimit.
U bëjmë thirrje të gjitha partive politike shqiptare, pa dallim, që t’i bashkohen marshit. Kjo nuk është çështje e një partie apo grupimi politik, por një çështje që prek një pjesë të rëndësishme të historisë sonë të përbashkët.
Ftojmë familjet e dëshmorëve, veteranët dhe invalidët e luftës, ish-të burgosurit dhe të përndjekurit politikë, Bashkësinë Fetare Islame, studentët, profesorët, akademikët, intelektualët, artistët, veprimtarët, shoqërinë civile dhe të gjithë qytetarët liridashës që dëshirojnë ta shprehin qëndrimin e tyre në mënyrë paqësore.
Ftojmë shqiptarët liridashës nga të gjtiha vendbanimet në Republikën e Maqedonisë së Veriut, të bashkohemi në Sheshin “Skënderbeu”.
Marshi ynë do të jetë paqësor, qytetar dhe dinjitoz. Kërkojmë nga çdo pjesëmarrës të kontribuojë që ai të zhvillohet me qetësi, maturi dhe respekt për rendin publik.
Të dielën, më 27 shtator, në ora 14:00, takohemi në Sheshin “Skënderbeu” në Shkup.
Me respekt,
Këshilli Organizativ i Marshit Protestues
Burimi/Facebook/Fexhri Asipi Abrashi


Leave a Reply