Është jashtëzakonisht e rrallë që një president amerikan pret personalisht në aeroport një kryetar shteti ose qeverie të huaj. Por Trumpi e priti personalisht kreun e shtetit kinez, Xi Jinping, me nderime ushtarake në aeroportin ushtarak Joint Base Andrews pranë Uashingtonit. Presidenti amerikan dhe bashkëshortja e tij, Zonja e Parë Melania Trump, përshëndetën Xi Jinpingun dhe bashkëshorten e tij Peng Liyuan, pasi ata zbritën nga avioni. Xi ka mbërritur në SHBA për një vizitë shtetërore treditore.
Pas mbërritjes, Xi u shpreh i hapur për bashkëpunim me Shtetet e Bashkuara.
Ai bëri thirrje për një marrëdhënie të bazuar në “partneritet dhe jo rivalitet” mes dy vendeve. Të dyja palët duhet 2të hapin rrugën e duhur për bashkëjetesën dhe bashkëpunimin mes dy fuqive të mëdha botërore”, tha Xi.
Burimi/Facebook/DW Shqip


Leave a Reply