Diskutim i thellë, i gjithanshëm, multidisiplinar me vëllain tim shqiptar Dr. Don Lush Gjergjin – Vikar gjeneral i Kishës Katolike Shqiptare në Kosovë.
Debatuam lirshëm për raportet solide të dy religjioneve planetare: Islamit dhe krishterizmit; për ekumenizmin – dialogun inter-religjioz myslimano-kristian dhe harmoninë e tolerancën midis shqiptarëve myslimanë, katolikë e ortodoksë.
Mbi të gjitha e para së gjithash diskutuam dhe biseduam vëllezërisht për çështjen tonë kombëtare dhe fatet e Atëdheut tonë.
Takimi u zhvillua në zyrat e Katedrales “Shën Nënë Tereza” në Prishtinë.
Shqiptarisht:
Hoxhë Zekerija Idrizi
Berlin/Shkup




Burimi/Facebook


Leave a Reply