Megjithese paralajmerimin per fillimin e kryengritjes do ta bante paria e Shkodres, malsoret e Rranxave, si te alarmuem qe ishin, nisen veprimin para kohe. Komanda ushtarake osmane e informueme per planet qe ishin kurdise kunder qeverise, u pergatite per me perballue malsoret, qe ishin nise me hy ne qytetin e Shkodres. Ushtria turke zuni pozocion afer Mullinjeve te Vrakes. Keto forca ushtarake ishin te pergatituna e te pajisuna me armet moderne te kohes, me nje shejshane, kurse malsoret ishin te armatosun me arme te gjata te koheve te vjetra, me “pushke” me “gure”!
Malsoret sulmuan me trimeri te madhe kunder ushtrise, mjerisht fati nuk i i deshi; nuk munden te hyjne ne radhet e ushtrise, vecanarisht nga mungesa e armeve te reja. Nder keta te ndeshuna shqiptaret pesuan nje disfate te rende; ne lamen e luftes ata lane 170 te vrame e te plagosun. Ne kete perpjekje rane deshmore shume burra te njohun e ne za per trimeri e fisnikri.
Nga hulumtimet e bame prej nje malesori vendas, mjaf i informuem, po veme ne dukje emnat e mbajtun mend prej pleqve te Rranxave, te atyne qe paten ra ne perpjekjet e naltpermenduna, te Mullinjte e Vrakes: Haxhi Bajrami i lagjes Isufaj te Linajve, Hajdar Dul Selmani i Gruemires – edhe sot gjendet guri i varrit te tij qe mban daten 1278 Hixhri (1870), Lat Mema nga Gruemira, bajraku Rrjoll, Shyt Kurti e Dem Kurti nga Gruda, Hajdar Hyseni nga Gruda (Ky asht kape me nje kolonel dhe ne ate perpjekje i ka nxjerre njenin sy), Caf Elezi nga lagjia Elezaliaj, Gruemire, Plagose: Ymer Elezi Ulaj – Egerci, Rrjoll; Halil Turku Xhilej – katundi Kurte, Tahir Osman Aloshej – Dude – Grizhe.
Megjithese Shkodra iu bind fermanit guvernativ, kesaj here per efekt te forcave ushtarake, ne saje te protestave te bashkaatdhetareve ne Stamboll, ma ne fund u arrit te largohej Ismail Pasha nga posti i valiut. Populli i Shkodres qe shume i zemruem kunder tij. Kur po u largonte Ismail Pasha nga vendi yne, tue kalue rruges, masa e popullit e gjuente me kalbesina e me bagla, tue shfry menine kunder personit te tij:
Ismail Pasha kryet si lopa
C’ rrethoi Shkodren me topa
Me topa e me havana
Se moj Shkoder, moj mizore,
Pak u duke, shume na dole
Me ba lufte me taborre
Smajl Pashen c’ e marrove
Tue e rrahe bagla …. e percolle.
Nga: Hamdi Bushati “Shkodra dhe Motet”.
Burimi/Facebook/Vasel Gilaj


Leave a Reply