Përpëlitet fëmija me ëndrrën,
ëndrra pa pranverë i vjen,
çmendur bota mbarë, fëmija
në bark të nënës luftën e
ndjen…
Harruam stinët, ngjyrat plot
hijeshi, harruam borën e
bardhë, harruam lodrat
fëminore edhe diellin me
shi…
Pret bota ndryshimin, pret
një tjetër stuhi, lufta i vetmi
opsion i pa civilizuar, një
evolucion për një sistem
të ri…
Sa larg shkuan ëndërrat, lanë
pas rënoja kombesh, qytete
gjymtyrash njeri, ca fëmijë që
gëzojnë, por shumë fëmijë
që qajn’ errësirën njeri…
Lutet fëmija nën gërmadha,
lutet për një vit ndryshe për
jetën e tij, lutet nëse ka
vërtetë Zot, e lut’ paqen t’a
ripërtërij’…
Ajo lutje e artë shkundi tërë
stinët e mia të botës njeri, i
uroj botës të shkundë
ëndërrat çnjerëzore,
materien përbuzëse tek çdo
njeri…
Ardiana Mitrushi Salerno 15/11/2023…


Leave a Reply