( me pak urtësi popullore )
Nëse gjaku, t’bëhet ujë!
Edhe fjala, s’të zën vënd
Mos ju qaj, më mirë askujë
Nga kjo, do të zësh mënd
Nëse krahët, të jànë “prerë”!
Edhe jeta, të dukët”ferrë”!
Thuaj dimrit:” Je pranverë “!
S’ka ligështim, as të mjerë !
Nëse shpresa, të është “vrarë”!
Rrëmihe tokën e lëro arë
Nëse dita, të duket muaj
Mos u rrëzo e mos u druaj !
Punë me “kleçka”, mos prano
Thirri mëndjes, nëse do
Nëse, e gjënë gjilpërën në kashtë !
Merr dyshekun e, flëj jashtë !
Shtir “fall”, e bëj sehirë!
Cila punë, të del më mirë ?!
Është si vesa, sa del rrezja
N’paç uri, s’ta shuan mezja !
Shih nga qielli e bëj duà!
S’mbahët shtëpia, me miell huà !
Shtërngo rripin e, futju punës
Larg lypjes e njerëzve t’rrugës !
Shtërngo rripin, i thoshin Thanas!
Ato kohëra, s’po i ngas!
N’daç vil e n’daç mbaj koshat
Rrugë tjetër, s’kanë “kodoshat”!
Me, 29 tetor, 2023.
Novara Itali
Myftar Gjonbalaj.







Burimi/Facebook


Leave a Reply