Ishte diçka vërtetë e bukur.
E kuruar deri në detaj.
Në një skenografi fantastike u luajt muzikë e bukur. Tinguj realë të harmonizuar në perfeksion. Cilësia vokale e këngëtarëve e lartë dhe shumë e lartë.
Orkestra simfonike e Prishtinës e miksuar, performoi live çdo tingull. Më bëri përshtypje tingulli i pianos në çdo këngë, harmonia e harqeve dhe natyrisht bateria(pasioni im i fshehtë 😉).
Një trio vokalistësh që shoqëruan shumë këngë i dhanë ngjyrën e bukur muzikës së kompozuar me shumë dashuri nga kompozitorët pjesmarrës.
Nuk dua të hyj të debatin se kush fitoi, megjithse për mua duhet të ishte një këngë tjetër, por edhe Lafazani prezantoi një ritëm interesant përfaqësues për Prishtinën.
Meqë ra fjala në Prishtinë luhet muzikë dhe, nuk luhet për lekë. Jeta e natës është plot tinguj muzikantësh profesionistë e amatorë që vështirë ti dallosh nga njëri-tjetri.
Me një fjalë ishte një ngjarje e bukur. Ndoshta edhe historike për artin në Kosovë.
Dhe në fund, Kel Demi shkroi para dy ditësh se “…Adi Krasta e bën spektaklin edhe duke pirë kafenë e mëngjesit”.
Ka të drejtë qerratai.😀


Burimi/Facebook


Leave a Reply