Nuk është personazh filmi a teatri, as personazh i ndonjë libri, po një njeri i thjesht bregdetas që provoi edhe Greqinë e që u kthye përsëri, i lindur në fshatin Shënvasil e i gjezdisur në rini në gjirin e Kakomesë e të Krorëzës, të cilin e kam parë gjithmonë siper çative të bregasve Sarandjotë e atyre të ishullit Samos të Egjeut. Kishte dëgjuar për Ezopin e Pitagorën dhe atje vajti. Tek Limani i Samosit , ku ngrihej shtatorja e Pitagorës me trekëndëshin përpjetë. Vuri edhe një tufë me lule, prej tij e prej mësuesit Koço Dhuli që i mësoi “teoremën e Pitagorës”, ndërsa shtatoren e Fabulistit EZOP që interpretone fabulat e tij të famshme e me to të shpëtonte edhe nga skllavëria, nuk e gjeti gjëkundi! Edhe pse nuk la asnjë taracë e çati shtëpie pa e ndrequr. U bë si banorët e Samosit edhe ai..E kush nuk e njohu atje Areteo Qofirin..
E kam “gjetur” edhe unë, në vëndlindjen e Ezopit e të Pitagorës, në Samos, mbajë çative të ishullit , ku punoi shtatë vite, bashkë me 40 bashkëfshatarë të tjerë që bënin ledhe, shkallë të mermerta e çatira dhe në 97-ën rikthehet që të “mbronte” Kakomenë e Krorëzë nga “lakmitarët e Bregut!”, bashkë me Kapedan Kumiun me shokë. E zgjedhin edhe Kryeplak, si më të gjallin nga të gjallët..E ndjeu rezikun e rrëmbyesave të armëve e të pronavee prej disa rebelëve dhe krijon “shtabin e fshatit”, kundra atye që u armatosën çuditërisht, duke u përballë edhe me Zan Çaushin nga Vlora, i cili qarkullonte i rmatosur në Jug dhe u rrëmbeu edhe një djal nga fshati dhe “ne,-thotë ai mezi e arritëm në Porto Palermo! Ndërsa Kakomen nuk e mbrojtëm dot,-vazhdon ai, edhe pse e kemi nëpër deftere e akoma mbetëm nëpër gjyqe!…Po Krorëzën nuk na e morën dot, për atë manastirë që ne bëjmë edhe kryqin!”
Dhe teksa flet me pasion , figura e tij më zmadhohet lartë në QIELL!
Piqeras , më 29 tetor 2023.
Burimi/Facebook


Leave a Reply