Me 23 tetor 2023,ora 11:00,në sheshin SKENDERBEJ të Prishtines u zhvillua një proteste.
Veprimtarë të KUVENDIT KOMBËTAR SHQIPTAR,te UNIONIT SHQIPTAR TË SHOQËRISË CIVILE se bashku me qytetare të KOSOVES LINDORE u tubuan,per te shprehur revolten e tyre kunder politikave agresive te serbise ne Kosoven Lindore,ne tokat e shqiptarve ne Medvegjë,Bujanoc e Presheve.
Vajtem edhe ne,në Prishtinë,si organizatorë,me bindjen e plote se duhej te ishim atje,në mbrojtje te lirive dhe te drejtave themelore te shqiptarve,me dhimbjen e thellë per vellezrit tanë qe deboheshin me te gjitha mjetet nga tokat dhe pasurite e te pareve.
Vetëm disa orë pas protestes,natyrshem i ruaj te gjalla impresionet e saj,ruaj efektin e saj ne mbarë Kosoven por edhe hidherimin nga heshtja e disave qe duhej te ishin me ne,në sheshin e kollosit të lirise,SKENDERBEJ.
E filluam me marshimin nga ZAHIR PAJAZITI e deri tek TEATRI KOMBETAR i Kosovës,me flamuj e pankarta ne duar,me parulla,ku qarte e prere ishin shkruar disa nga hallet e medha qe shqiptaret e atyre aneve kishin mbi krye.
Qysh nga lindja e idese,per te mbajtur nje proteste e deri tek protesta kishin kaluar disa muaj.
Ishin vënë ne dijani me qindra e mijra shqiptare dhe nuk kishte me asnje medyshje,qe ate dite, me kurajo e me ze te larte,ne do te mbronim kauzen e Kosoves Lindore.
Ne do te përcillnim drejt politikes vendore e nderkombetare,mesazhet e kerkesave tona te drejta.
Ato mesazhe ishin ndryshe,nga sa kerkonte dhe vecanarisht sa kishte kerkuar nga serbia dhe nderkombetaret,politika shqiptare,sidomos ne dekaden e fundit,2013-2023.
Kishin kaluar shumë vite,nga lufta e UÇPMB,nga lufta çlirimtare e shqiptarve te atyre aneve per liri,per shkeputje nga Serbia e bashkim me Kosoven,ate pjese te Shqiperise nga ku e kishin ndare padrejtesisht,hienat e fuqive te medha,ato qe i rane shqiptarve mbi koke dhe i falen serbosllaveve,tokat e pasurite e shqiptarve.
Kishin kaluar vite nga vrasjet e komandanteve e luftetarve te lirise,nga marveshja e pazbatuar e KONÇULIT…!
Kishin kaluar vite edhe nga zhgulja e monumentit te luftes se UPÇMB,nga forcat ushtarake dhe policia e serbise ne Presheve, ne zemren e qendreses se shqiptarve te lugines per liri.
Te gjitha kishin ndodhur dhe ajo qe te bie ne sy e te hidheron pa mase ishin sjellja e politikes shqiptare dhe asaj nderkombetare,ndaj luftes se drejte te shqiptarve,per shkeputje nga kthetrat e sundimit te Serbise.
Menjehere pas luftes, shqiptaret kishin heshtur ishin ndalur e strukur ku më nuk ka e serbia dalengadale ishte ngritur e forcuar, duke zgjedhur jo simetrine por hegjemonine e sundimin e pa cak,ndaj shqiptarve te mbetur nen Serbi.
Ne krye te partive politike ne lugine,ne disa prej tyre kishin ardhur liderë formaliste,lidere pa lidhje te verteta me shqiptarine,lidere qe e shihnin politiken si bisnes,si mjet fitimi e pasurimi personal e te njerezve te tyre pereth.
Nga disa prej tyre dolen thirrjet per ti shkolluar femijet e shqiptarve te Lugines ne beograd e nje tjetri i rreshqiti goja,kur i tha teleshikuesve se e kam me lehte te shprehem ne serbisht se sa ne shqipen e nënës.
Ne kushtet e krijuara,me serbine mbi krye e pa mbeshtetje te vertete nga politika,shqiptaret moren arratine e rane pre e pasivizimit te adresave dhe metodave te tjera,qe kishin per objekt shpopullimin e pastrimin etnik te fshtarave e qyteteve te lugines apo KOSOVES LINDORE ne teresi.
Serbet e shurdhuan boten per te drejtat e shqiptarve ne Kosoven e veriut e njerezit tane politikane e qeveritare nuk e ngriten kurre zerin siç duhet,per te mbrojtur te drejtat e shqiptarve ne Kosoven Lindore.
Ishte nje qendrim i frikshem,ku sundonte nenshtrimi e servilizmi ndaj serbise e nderkombetarve bashke.
Me qeverine Kurti filloi nje qasje tjeter ndaj Lugines,pa arritur vendosjen e saj,aty ku duhet,ne axhenden e takimeve Kosove-serbi.
Nje dhimbje tjeter,ne protesten e Prishtines me dha edhe angazhimi i qytetarve te Kosoves, ne mbeshtetje te kauzes per te cilen ishim mbledhur.
Prane nesh,ne proteste,aty tek sheshi,ku ne flisnim,rrinin per shtate pale qefe,qytetare te Prishtines.
Ata nuk kishin turp,tek pinin kafene e ritualit te perditshem.
Vazhdonin bisedat e tyre,pa ja ndjere per hallet e vellezerve te tyre te Medvegjes, qe deboheshin perdite e pa pike skrupulli,nga vendbanimet e tyre qindra e mijra vjeçare.
Ata rrinin atje e nuk merrnin mundimin e te bashkoheshin me ne,aty ne shesh, pak metra nga tavolina e tyre e kafese.
Me erdhi ndermend,qendrimi i mijra ebrejve, nga te kater anet e botes,qe linin rehatine e pasurine e tyre e shkonin ne Izrael,ne mbrojtje te atdheut te vet.
Ne proteste kishin ardhur edhe sehirxhi,qe vrojtonin ne distance,zhvillimin e ngjarjes se rradhes.
Kishte edhe “mesimdhenes”,qe vinin aty prane per verejtje e sygjerime,per te dhene mënd,pa bërë përsonalisht asgjë dhe keto per mua janë edhe me të rrezikshmit e shoqerise.
Me vjen keq ta them,por ne shqiptaret jemi akoma ne gjumë e te flesh ne nje kohe kur po ndahen punet,njehere e pergjithmone,do te thote ta afrosh vdekjen qe te sillet aty prane.
Sidoqofte protesta e jone kombëtariste perfundoi me sukses dhe u pasqyrua gjeresisht nga media e Kosoves.
I lidhur shpirterisht me KUVENDIN KOMBETAR te shqiptarve me duhet te them se pavaresisht pjesemarrjes se saj,ne proteste dhe perhapjes se lajmit,ne nivele te knaqeshme jam i mendimit se media duhej te bente me shume.
Protesta e jone nuk duhej konceptuar,si nje ngjarje rutine ne jeten e shqiptarve.
Ajo ishte perpjekja e pare,e organizuar e shoqerise shqiptare,per te denoncuar publikisht, politikat agresive te serbise ndaj shqiptarve ne Kosoven Lindore.
Aty u kerkua publikisht,vendosja e fatit te lugines,ne tryezat e bisedimeve Kosove serbi.
Aty u mbeshtet parimi i reciprocitetit,ne trajtimin e shqiptarve dhe serbeve si pakica,ne vendbanimet e tyre historike.
Protesta e kreu me sukses misionin e saj,identifikues e sensibilizues,per problemet e medha qe kane shqiptaret e Kosoves Lindore.
Ajo i hapi rrugen edhe protestave te tjera,me te organizuara,me pjesemarrje me te gjere dhe me ndikim me te madh,ne jeten e shoqerisë shqiptare.
Protesta e jone uroj te kete ndikuar edhe ne angazhimin e vertete,te politikes shqiptare, gjitheandej, ne mbeshtetjen e komunave me shumice shqiptare nen serbi…!
Dashamir URUÇI,
Tiranë,më 24 tetor 2023.
Burimi/Facebook


Leave a Reply