Te gjithë janë bërë bashkë,vendorë e nderkombetarë,analiste e opinioniste,te gjithë kunder Albinit,te gjithë bashke per te leshuar pozita e per te leshuar troje.
Te gjithe me Europen qe na ndau ne 5 pjese,te gjithe me Makronin qe i ledhatoi shqiptaret se jeni themeluesit e frymezuesit e Europes;te gjithe bashke,kunder nje njeriu qe ka vendosur të mos lëshojë më,toka e pasuri te shqiptarve…!
Nenshtrimi e servilizmi ka arritur ne majat me te larta edhe poshterimi i vetvehtes po ashtu,kur mendojme se Kosova nuk jeton dot,pa vizat e Europes se Bashkuar.Eshte e vertete se jemi te vegjel e nuk na pyet njeri,eshte e vertete se Europa na ka perdorur per interesa te saj,na ka perdorur per te kenaqur epshet greko sllave duke mos pyetur per fatin tone;duke pirë çaj e duke ndarë krahina të tëra,më të pasurat e më te bukurat ne favor te komshinjve tane.
E sot vazhdon e njejta histori.
Per te shuar kerkesat e serbeve per veriun e Kosovës dhe per te ulur turrin e Rusise,interesat e shqiptarve po përdoren si kusur ne mardheniet e lindjes me perendimin.
Ate Kosove qe e njohen Amerika dhe BE,me te njejten siperfaqe,pa himn kombetar dhe pa flamur,te mëdhenjtë e botës,per interesa te tjera duan ta zhbëjnë.
Per here te pare,ne historine e Kosoves se pas luftes,politika kosovare zgjodhi qendresen dhe jo nenshtrimin duke qenë e bindur se me Europen kane fituar gjithmone ata qe kane qendruar.
A mund te mos hiqen vizat.?
Edhe nese nuk hiqen vizat per Kosovën nuk do te kemi perkeqesim te gjendjes.
Me i madh eshte presioni i gjitheanshem politik e mediatik se sa veprimi konkret e praktik ne jeten e qytetarve te Kosoves.
Flitet per nje Kosove tjeter,qe jeton ne perendim,me emigracion te vjeter e te ri, qe sjelle remitanca te larta drejt familjeve kosovare dhe do ti sjelle perseri,pavaresisht rënies qe parashikojne filozofet e Kosoves.
Bisnesi shqiptar po investon dhe fytyra e Kosoves ka ndryshuar.
A mund te kete lufte.?
Nuk dua te bej ekspertin,por ne Kosove nuk ka me lufte sepse aty eshte Amerika dhe Bashkimi europian.
Lindja dhe perendimi, nuk e fillojne luften per interesa te tyre dhe jo per vizat e kosovarve apo interesat e Kosoves.
Jemi ne kushtet e presionit per ta leshuar veriun e pasur me fillim asociacionin ose bashkesine e komunave me pseudoshumice serbe.
Jemi ne kushtet e zbutjes se ariut te bardhe i cili ka dale nga kafazi dhe po sulmon.
Asociacioni i veriut te Kosoves,nuk eshte asgje per perendimin e nderkohe per Kosoven eshte shume,eshte fillimi i shkaterrimit te shtetit te Kosoves.E di se shkoj kunder rrymes,kunder trendit siç rendom e perdore media e varur e Shqiperise por une jam me Vjosen e me Albinin,jam me qendresen e Kosoves,me kerkesat e saj per Kosove te bashkuar dhe jo per nje Kosove te llojit,”republika serbska te bosnjes” e cila pret vetem diten,per tu ndare prej saj e per tu bashkuar me Serbinë.
Mendoj se ky duhet te jete trendi yne,trendi i patriotve te vertete,trendi i interesave te kombit shqiptar.
Mos harroni se eshte shumë vështirë te korrigjohen gabimet e se shkuares,mos ushqeni iluzione te humbura se Europa mund ti kthehet ndonje here krimeve,qe beri kunder shqiptarve,duke i ndare ne 5 pjese.
Keshtu ajo,nuk do ti kthehet kurrë më as veriut te Kosovës.
Eshte kjo,një nder arsyet,qe Kurti nuk ja leshon veriun,administrimit te nderkombetarve sepse nuk beson sepse jane pikerisht ata,qe krijuan situaten ne veri te saj,duke vene kufirin tek ura mbi IBER e duke debuar nga veriu,rreth 20000 shqiptare vendali.
Eshte fat i madh per Kosoven,qe ne kete periudhe krizash botrore pati ne krye nje presidente si Osmani dhe nje K/Minister si Kurti.
Duhet t’i mbështesim e jo t’i sulmojmë.
Paraardhesit e tyre,jashte ketyre krizave bene leshime te medha me pasoja shume te demeshme per Kosovën dhe ardhmerine e saj.
Dashamir Uruçi,
Tiranë,më 21 tetor 2023.
Burimi/Facebook


Leave a Reply