Një shtetas suedez ka tentuar të trafikojë armë nëpërmjet pikës kufitare të Murriqanit, por është ndalur nga policia kufitare. Burimet zyrtare të policisë së Shkodrës bëjnë të ditur se suedezi Lars Rosen, 32 vjeç, është arrestuar në pikën e kalimit kufitarë Murriqan pasi po tentonte të trafikonte drejt vendeve të BE-së, nëntë pistoleta të kalibrit 9 mm. Të njëjta burime kanë saktësuar se
suedezi po udhëtonte nga Kosova drejt Gjermanisë me një linjë autobusi. Gjatë kontrollti rutinë, policia i ka gjetur në çantën e shpinës, 9 pistoleta të markës “Ekol Special” dhe 9 karikatorë pa fishekë. Në momentin e ndalimit 32-vjeçari nuk ka bërë asnjë rezistencë, ndërkohë që autobusi është lënë i lirë të vazhdojë. Ndaj suedezit është ngritur akuza e trafikimit ndërkombëtar të armëve luftarake, ndërkohë po punohet për zbardhjen e detajeve dhe personave të tjerë të përfshirë në rrjetit e trafikut.
(Gazeta-Shqip.com)
Per”Alba – Dansk ” Shkodrani
Leave a Reply