Një pjesë e juaja më ka shkruar dhe më ka këshilluar në INBOX, sic e bëjnë vazhdimisht dhe unë ju jam shumë mirënjohës për këtë, pasi unë nuk bëj pjesë tek njerëzit që i dinë të gjitha dhe kjo do të thotë që tentoj të mësoj prej secilit.
Këshilla më e fundit ishte: “Kreshnik je duke u përplasur me të gjithë. Kjo mund t’ju krijojë hatërmbetje dhe armiqësi, me VIP-at dhe njerëzit e njohur dhe të rëndësishëm të këtij vendi të mbaruar. A mos është vallë më mirë t’i bësh miq dhe t’i tërheqësh nga ana jonë?
Përgjgjigje për të gjithë:
Po, unë jam i vetedijshëm se ka kosto të larta të krijosh hatërmbetje, apo përplasje me kaq shumë VIP-a dhe njerëz me influencë në vend, qofshin këta politikanë të njohur VIP, lekarë të panjohur VIP, gazetarë VIP, cuna dhe goca shoëbiz VIP, njerëz rrjetesh sociale VIP etj. Unë e kam më të lehtë dhe më del llogaria më mirë që ta mbaj mirë me të gjithë dhe t’ua bëj qejfin të gjithëve. Mirë qumështi, mirë kosi, mirë ai, mirë ajo.
Përsë nuk e bëj këtë?
1. Mundësia që të bëhesh mik me ata është zero, nëse ke kauzë. Nëse ke dalë për të bërë lekë, po ata duhen bërë miq dhe duhen bërë ca pakte për t’ia zhytur popullit.
2. Nuk ka më asnjë minutë kohë për të kërkuar miqësinë e tyre, sepse 90% e këtyre njerëzve të famshëm të këtij vendi janë kapur nga testikujt dhe nuk kanë mundësi ta kompozojnë vetë këngën e vet.
3. Unë ju kam zgjedhur ju, në vend të atyre. Ata thonë që njerëzit e thjeshtë do të zhgënjejnë dhe do të lenë në mes të rrugës sepse populli është bagëti, që as kupton, as mbush dhe as do t’ia dijë cfarë bën. Ata janë thjesht tifozë facebook-u dhe nuk kane asnje vlere.
4. Shqipëria po vdes, po tretet dhe po jep shpirt dhe sot është koha e pozicionimit. Nuk ka më kohë, as vend për ta mbajtur mirë me të gjithë, sepse po fundosemi.
5. Ata VIP-at do të vijnë vetë kur ne të jemi bërë bashkë dhe atëherë i vendosim rregullat ne jo ata.
6. E kam passion të cmontoj sistemin e rrenave që kanë ndërtuar VIP-at e këtij vendi të masakruar dhe do ta bëjë këtë me të njejtin passion sa të jem gjallë.
7. Llogaritë tokësore thonë: Bëhu me ata dhe tall b*thën me popullin, por unë nuk e bëj dot këtë. Të paktën deri tani nuk kam mundur ta marr një vendim të tillë. Nuk kam fuqi ta bëj. Ata kanë zgjedhur njëri tjetrin, unë ju kam zgjedhur ju.
8. Ata kanë vënë bast se populli do të na e zhysë dhe do të na lerë në rrugë, unë kam vënë bast se kjo nuk ka për të ndodhur kurrë.
9. Skepticimi është i lartë, frika dhe zhgënjimi është i madh dhe njerëzit nuk e kanë shumë të lehtë sot të besojnë dikë kur flet për politikë, por ne nuk e kemi me zgjedhje por e kemi me detyrim të mos ndalemi sepse nëse nuk veprojmë rrugëtojmë të sigurtë drej fundit tonë.
10. Do të vazhdoj të cmontoj sistemin e mashtrimeve dhe të rrenave që kanë ndërtuar rrjeti i merimangave VIP të këtij vendi me të njejtin pasion pa kursyer askënd sado i fortë dhe i madh të jetë. Nuk merrem kurre me gruan, me vajzen, me motren, me nenen, dhe me familjen as me ceshtje personale, por me personin qe mashtron dhe ben skec, ndjej lumturi qiellore kur ia cmontoj rrenat dhe mashtrimet. Mashtruesit e vjetër dhe të rinjtë që do të dalin. Ata thonë, do ta hash, unë them do të triumfojnë popujt, do të triumfojë Sovrani dhe elitat do të dështojnë. Ju vendosni kush e fiton këtë bast.
Koha nuk pret, Shqipëria, jo e jo. O bëhemi bashkë dhe i dalim Zot vendit o shuhemi njëherë e përgjithmonë!
Dhe sa i perket bashkimit, do te bashkohemi me te ngjashmit tone, pa bere asnje tolerim. Me bajga te maskuara me parfum nuk kemi per tu bere kurre dhe do ti cmontojme te gjithe mashtruesit, kushdo qofshin. Me mire i vetem fare se me miqte e gabuar.
Levizja Shqiptare Atdheu
Burimi/Facebook


Leave a Reply