Ai me sjellje tipike marksiste, tashmë i ka dhënë goditje të ashpër vendit tonë – që është i bekuar pse ka forcat e NATO-s mbrojtëse – ëndërr kjo e secilit popull që aspiron liri në Europë e me gjerë.
Retorikës së tij bajate – thellësisht injorante – shpejt do t’i dal boja, sepse ideologjia e tij është e dalë boje, sepse është ideologji përdalë dhe e paketuar në histori si e keqe e njerëzimit.
Sepse, siç thotë politikani më i mençur shqiprar, ai që e nxorri Kosovën nga kthetrat e Serbisë, Ibrahim Rugova “komunizmi nuk i krijoi vend konceptit të kombit, i cili ishte ndjerë si negacion i historisë. Ai ishte i mbështetur mbi një ide fiktive, primitive të barazisë, që e mohon historinë. Shefat si – Tito, Mao, Hoxha, Lenini…-pastaj fabrikuan historinë e vet. Prandaj njëri nga qëllimet e para të komunizmit ishte që të qëllonte intelektualët.”
Pra, me një fjalë: Kosova është në vorbullën e kësaj ideologjie, dhe në emër kësaj ideologjie po grithen engjëjt mbrojtës të Kosovës, aleatatët tanë, të cilët tanimë janë të shokuar me arrogancën e pashembullt të institucioneve tona.
Burimi/Facebook


Leave a Reply