Janë ngjarrje të verteta por që në fakt të hidhërojnë shumë. Ishte vetëm 18 vjeç, djali më i madh i familjes Gjonaj në fshatin Bubullimë të Lushnjes.Janë fëmijë dhe nuk janë kriminela, janë fëmijë që varfëria i solli në këtë vend të BE-së.
I rikujtojmë këto vrasje makabre ndaj fëmijëve tanë me shpresë se ndoshta ndonjë NJERI me kuptimin e plotë të fjalës mund të ndihmojë këtë familje për të gjetur drejtësi.
Familja e mëson lajmin e vrasjes tek po hanin bukë nga një television në Shqipëri… një fëmijë shqiptarë është vrarë në burgun Avlona.
Ngjarrja ka ndodhur 23 vjet më parë.(29/04/2000)
Familja nga fshati Bubulimë e Lushnjes endet mes dhimbjes së humbjes së djalit. Çdo ditë zgjohen me shpresën se do të mësojë të vërtetën. Një e vertetë e munguar deri më sot pse e vranë djalin e tyre18 vjeçar në një burg.
Edmond Gjonaj emigroi në Greqi në fillim të vitit 2000 pa dokumenta. Ishte në moshën18 vjeç. Emigroi me një grup moshatarësh dhe me të mbritur njoftoi familjen e tij, por disa ditë më pas ai njofton se ndodhet në burg pasi akuzohej për vjedhje, gjë që nuk e kishte kryer.
Në bisedë me familjen e tij meson se Edmondi kërkonte të siguronte disa para për të ndërtuar një shtëpi për vetë dhe prindërit. Familja sëbashku jetonte në një dhomë të vetme. Por ëndrra e tij do të ndërpritej në burgun e fëmijëve.
Atë ditë një grup prej tyre po kërkonin ujë të ngrohtë për tu larë dhe ishin mbledhur ne oborin e burgut. Edmondi dalloj nga të tjerët për ngjyrën e flokëve, ishte bjond, qëllohet për vdekje nga një plumb që përshkoi qafën e tij.
Që nga ajo ditë babai I Edmondit sëmuret dhe ndodhet në gjëndje jo të mire shendetësore i shtrirë në krevat.
Më 29/04/2000, në dokumentin e vdekjes së tij lëshuar nga mjeku ligjor Emanuil Nonas, konfirmohet se vdekja ka ardhur nga plagë të rënda të marrë me armë zjarri.
Autori si gjithnjë i lirë edhe pse mori jetën e një fëmijë.
Edhe sot familja në veshtirësi maksimale ekonomike pret drejtësi për vrasjen e djalit të tyre. Gjatë këtyre viteve ajo ka ndjerë dorën e munguar të shtetit shqiptar dhe të drejtësisë së vendit fqinjë.
Kujtojmë se, 5 vite më pas po në këtë burg vritet dhe një tjetër shqiptar, por edhe në këtë rast u la në heshtje.
Lista eshte e gjatë…por edhe sa femijë të tjerë duhet të vriten që shteti shqiptar të bëjë atë që duhet bërë ???
Kjo vrasje është në listën e 99 shqiptarve të vrarë nga policia greke.
Janë fëmijë SHQIPTARË që u VRANË me armë zjarri për një JETË më të mire…
Burimi/Facebook


Leave a Reply