Sot është dita botërore e librit, unë e konsideroj vetën një kontribues modest në pasurimin e kësaj “industrie” të mendjes.
Duhani dhe libri s’kanë kurrfarë lidhje me njëra tjetrën veçse kur le duhanin e përmirëson dukshëm shëndetin fizik, ndërsa kur le leximin e përkeqëson dhe varfëron po aq dukshëm shëndetin mendor.
Murakami thotë diku që “Ka njerëz të cilët gjithë jetën e tyre lexojnë vetëm një libër, dhe ai është libri i orarit të trenave”.
Në Shqipëri po lindin dhe po plaken njerëz që nuk e kanë as fatin e përsonazheve të Murakamit, pasi ne nuk kemi trena dhe për pasoj as librin e orarit të trenave.
Sot në Partinë Demokratike, Departamenti Brain Gain dhe i studentëve të ekselencës kishte organizuar një aktivitet cilësor të emërtuar: Dhuro një libër, ndriço një mendje.
U takuam me shkrimtar dhe njerëz të mendjes, për rreth një orë u mblodhën më shumë se 1500 libra,
i dhurova edhe unë librat e mi, gjithashtu edhe disa prej librave të Arbrit.
Aktivitete të tilla ngjallin shpresë dhe besim që mund t’ja dalim.


Burimi/Facebook


Leave a Reply