Mos fajëso të tjerët dhe mos thuaj se nuk e kam ditur, por: BASHKOHU ME NE e PROTESTO!
UNIONI I SHOQËRISË CIVILE DHE KËSHILLI ORGANIZATIV I KUVENDIT KOMBËTAR SHQIPTAR.
ZHVILLOJNË NË TIRANË PROTESTË PAQËSORE!
Më datën 29 Mars 2023, ora 12:00, përballë godinës së Strukturës së Posaçme Antikorrupsion-SPAK organizohet protestë e heshtur, paqësore e demokratike.
Objekt i kësaj proteste është nxitja e mbështetja e punës së Institucioneve të drejtësisë e veçanërisht të Strukturës Antikorrupsion, në drejtim të hetimit, zbulimit e ndëshkimit të krimeve, të krerëve më të lartë të politikës e drejtësisë shqiptare, në këto 30 vite demokraci.
Qytetarët shqiptarë kërkojnë me insistim, që ata politikanë qê kanë vjedhur e kanë vënë dorë mbi pasurinë e popullit, të hetohen, të çohen në sallën e gjyqit, tu konfiskohet pasuria e të dënohen për fajet që i kanë bërë popullit shqiptar.
Janë zhdukur miliarda lekë nga faqja e dheut dhe kanë kaluar në xhepat e disa njerëzve, qê kanë shfrytëzuar buxhetin e shtetit dhe pasurinë e popullit, për tu bërë miliarderë.
U vodhen paratë e rrugës së kombit, të bankës së Shqipërisë, ari i tunelit të Krrabës, Çez-Dia, Inceneratorëve, pasuritë e ushtërisë shqiptare…, e çfarë nuk u vodhën në këtë vend, ditën për diell, në sy të të gjithëve e pa pikë turpi.
U vodh populli më i varfër i Europës, pa mëshirë e njerëzit tanë, motrat e vëllezërit tanë, në vend që të qëndrojnë, të luftojnë e të rezistojnë, për ti zhdukur këta njerëz nga faqja e dheut, u thyen e zgjodhën rrugën e emigracionit për të mbijetuar.
Veprimtarët e UNIONIT TË SHOQËRISE CIVILE E TE KUVENDIT KOMBËTAR SHQIPTAR kanë zgjedhur një rrugë tjetër, rrugën e qendresës karshi të keqes, rrugën e protestave të fuqishme për të denoncuar vjedhjen e korrupsionin e pa cak, që ka dalë rrugëve të Shqipërisë hapur dhe pa patur asnjë frikë nga drejtësia shqiptare.
Në protestë do të lexohet vetëm një letër e hapur drejtuar SPAK-ut, parlamentit dhe qeverisë shqiptare nga Dashamir Uruçi.
Komisioni i organizimit të protestës
Burimi/Facebook/Kozeta Zavalani


Leave a Reply