Pashë sot një zonjë me emrin Dolores Kraja që vinte nga Gjermania që kishte ardhë me folë në mbledhjen e krijimit të një partie të diasporës!
Po reagoj sepse zonja sot bëri një akuzë shumë të rëndë në adresë të studentëve të Dhjetorit 90 duke i akuzuar për bij spiunësh e të infiltruar nga Ramiz Alia!
Ajo bile lexoi një citat që ja faturoi Ramiz Alise sikur i paska porositur studentët e asaj kohe si të shajnë regjimin!
Si një nga ata mijëra studentë që dolëm në rrugë e sheshe në atë dhjetor të ftohtë të vitit 1990 pa e ditur rrjedhën e atyre ngjarjeve të cilat mund të ishin edhe një Tien An Men i hedh poshtë me neveri akuzat e zonjes në fjalë!
Unë nuk përjashtoj mundësinë e spiunëve apo bijëve të spiunëve sepse mes mijërave patjeter që mund të ketë patur të tillë!
Unë dhe shumica e bashkëstudentëve të mi nuk kemi qenë as spiunë as bij spiunësh!
Unë e respektoj trashëgiminë familjare dhe vuajtjet e zonjes por nuk lejoj baltosjen dhe gjuhën e përdorur nga ajo.
Nëse demokracia deshtoi pas vitit 1990 nuk dështoi për fajin tonë që e bëmë të mundur duke rrezikuar gjithçka që kishim por për shkak të atyre që e menaxhuan!
Retorika e përdorur sot duke risjellë terma dhe togfjalësha të fabrikes së njohur Enveristo-Staliniste-Sorosiste nuk duhet të ketë vend në fjalorin e në mënyre të veçantë të forcave të reja politike sidomos që në ngjizje të tyre.
Gjithkush ka të drejtë të krijojë parti sepse në fund të fundit për këtë të drejte dhe liri dolëm në rrugë 36 vjet më parë.
Vlerat dhe qëllimet e forcave të reja politike nuk i përcaktojnë fjalet e bukura në ditën themeluese apo sharjet ndaj forcave nga të cilat ata shpresojnë të marrin vota por qëndrimet, serioziteti dhe politikat që ata mbajnë më tej dhe jo goditjet nën brez!
Burimi/Facebook


Leave a Reply