Tirane, qyteti që rritet e ndryshon,
transformohet…
Aq sa unë nuk të njoh më si atëherë,
aq sa pak gjëra më mbajnë ende të lidhur me ty,
por ende të ndiej.
Teksa më ndjek nga pas hapi i fëmijërisë,
vrapi i mbetur në këto rrugica,
qielli i fshehur reve,
rrugët e muret e lagura nga shiu.
Tiranë, je rritur e ndryshuar sa shumë,
por ende diçka tek ti nuk ndryshon,
ende diçka jotja në mua nuk i bindet
rrugëve ndriçuar me neone,
blloqeve zaptuar nga hekuri e betoni,
kthesave ku gjithnjë ka lypsarë.
Nuk mundesh, edhe nëse do, qyteti im,
sepse në çdo copëz tënden kam kujtime,
nën mure,
nën asfalt,
nën hirin llamburitës të metropolit.
Tiranë,
je dhe do të mbetesh tirana e kujtimeve të mia.
Nuk më lë të harroj,
nuk mund të të braktis,
iki sepse më duhet,
kthehem sepse më presin.
Burimi/Facebook


Leave a Reply