Shoqata Alba ishte pritëse e shumë të interesuarve për të ndjekur aktivitetin e përvitshëm të Federatës Nacionale të Shoqatave Shqiptare në Itali. Këtë herë, me një bashkëpunim të suksesshëm me Lidhjen e Shkollave Shqipe në Itali, për faktin se tema e aktivitetit ishte edhe një koincidecë e bukur. Më 22 Nëntor 1908 në Manastir mori jetë përjetë Alfabeti ynë. U ngrit një grup pune i gjerë dhe u përgatit gjithçka për t’i dhënë dritë e nerv Konferencës “Kongresi i Manastirit; identitet, kujtesë, ardhmëri”, më 22 nëntor 2026.
Prej dekdash, mësimi i gjuhës sonë fëmijëve të lindur larg trojeve tona ka qenë prioritet për shoqatat dhe për Federatën. Kësaj here u vu theksi që të prezantohen disa momente historike të gjuhës shqipe dhe një panoramë e angazhimeve tona në mjedisin ku jetojmë. Për këtë qëllim ishin përgatitur dy tema referuar historisë së lindjes dhe zhvllimit të shkrimit të shqipes dhe të alternuara dy tema që lidhen ngushtësisht me punën tonë me nxënësit e interesuar ta mësojnë gjuhën mëmë të tyre.
Mësuesja Nereida Xhakolli që për shkollën shqipe ka dhënë ndihmesë të vyer dhe ka qenë për dy mndate Krytare e Komisionit të Arsimt dhe Kulturës pranë Federatës, hapi aktivitetin në emër të grupit të punës. përshëndeti në emër të Lidhjes së Shkollave dhe Presidentes Anila Berberi. Më pas ftoi personat protagonistë të zinin vendet e caktuara dhe i kaloi fjalën moderatores.
Drejtuesja e Konferencës, mësuesja Rajmonda Mara u shprehu mirëseardhjen të interesuarve dhe deklaroi të hapur Konferencën “Kongresi i Manastirit; identitet, kujtesë, ardhmëri”.
Në fjalën e tij, Presidenti i Federatës së Shoqatave Shqiptare në Itali, zoti Granit Muçaj, shprehu konsiderata për të pranishmit, bëri një sintezë të shkurtër të veprimtarive më domethënëse të FNAI-t. Vuri në dukje aktivtetet sensibilizuese me theks kombëtar dhe veprimtarive të tjera në dobi të komunitetit.
Pjesa thelbësore e Konferencës ishte kur fjalën e morën referuesit. Mësuesja Monda kishte përgatitur nga një skedë prezantuese për katër referuesit. Sipas rastit kur merrnin fjalën, publiku u njihej me veprimtarinë profesionale dhe personalitetin e secilit prej tyre.
Dy temat lidhur me historinë e gjuhës shqipe i referuan mësuesit dhe studiuesit Ornela Radovicka dhe Bibë Pepkola. Secili me stilin e personalizuar; njëra si një aktore e tjetri si lektor katedre, sollën një panoramë përmes së cilës u përmendën disa momente tepër të ndjeshme e deri vndimtare, siç ishte Kongresi i Manstirit, mbajtur më 1908. Oratorja Ornela përmendi faktorët e aktorët e këtij Kongresi, mënyra e diskutimeve dhe variantet alfabeteve të prezantuara nga shoqata apo individë me influencë të atyre kohëve të trazuara. Në fjalën e saj përmendi dhe rolin e arbëreshëve në ruajtjen e gjuhës dhe përpjekjet e tyre për të shkruar gjuhën tonë. Mësuesi i pasionaur Bibë Pepkola soli një studim mbi disa alfabete të përdorura gjatë kohës para Kongresit të Manastirit. Këtë e nisi nga “Formula e Pagëzimit” e deri në kristalizimin e gjuhës sonë në ditët e sotme. Ai vuri theksin të shpjegonte përdorimin e disa alfabeteve dhe të la të kuptohej se sa i madh ishte presioni nga gjuhët e vendeve fqinje, përfshirë dhe Turqinë. Mbijetesa e gjuhës sonë dhe roli vendimtar që pati shkrimi i saj, ishin pika reflektimi që oratorët deshën t’ua përcjellin të pranishmëve.
Me shumë kureshtje u ndoqën dy referime të përgatitura përkatësisht nga mësueset Eglantina Delia Likaj dhe Adela Shehu. E para vuri theksin në rëndësinë që ka angazhimi ynë për t’u mësuar gjuhën tonë fëmijëve. Me argumnte theksoi disa momente vendimtare për t’u ngjallur fëmijëve dëshirën ta mësojnë gjuhën tonë.
– Vetëm përdorimi i gjuhës sonë në ambientin familjar, nuk mjafton, – u shpreh gjatë fjalës në formë bashkëbisedimi. Theksoi që duhet të mbjellim krenarisë për gjuhën, përdorimi i pajisjeve elektronike edhe në gjuhën shqipe, përdorimi i shqipes në familje, ndjekja e kurseve të gjuhës sonë e tj. Ajo vuri re se mjediset janë në kushte mbijetese dhe vullnetarizmi për shumë kohë, bëhet me limite.
– Kujtesë, përkatësi, përgjegjësi, – e nisi fjalën e saj mësuesja Adela Shehu. Mbi këtë bazë ndërtohet bashkëpunimi mes shoqatave dhe shkollave. Vetë bashkëpunimi me Lidhjen e Shkollave e dëshmon këtë. Ajo argumentoi disa opinine, si; shoqatat e kanë detyrë të marrin nisma, të rrinjtë të jenë bartës të kulturës sonë, ngritja eloboratorve leximi e shkrimi, mbështetja e punës me prindërit, diaspora të jetë urë lidhjje mes popujve, e tj.
Tepër të ndjeshme ishin përshëndetjet e Ambasadorit të Kombit tonë e Komendatorit të Republikës Italiane e Komendatorit të Vatikanit Petrit Kozeli, i cili shprehu konsiderata për Kongresin e Maastirit dhe për punën e Federatës me të cilën bashkëpunon prej vitesh. Aktivistja dhe mësuesja e Elida Gjina solli ngrohtësinë dhe autoritetin e punës që bëhet prej vitesh në Asti dhe konkretisht, në shkollën shqipe “Udha e Shkronjave”.
Kësaj here pati një vlerësim shumë pozitiv mbi këtë Konferencë ku u angzhua potecilali intelektual e profesional që jeton këtu. Vlerësimi maksimal, theksoj, ishte për katër referuesit që dëshmuan zotësi profesionale e kompetencë në njohjen e realitetit historik dhe të sotëm. Për gjithçka u prezantua për publikun në konkluzionet e Konferencës, ekponenti autoritar i lëvizjes sonë kulturore në Itali, Hasan Bulçari, sintetizoi:
– Si një simfoni e bukur …
Burimi/Facebook


Leave a Reply