#Opinion:
Ç’po ndodh?
Mbajeni dorën shqiptarë!
Pilincomania apo covidi politik i prodhuar nga laboratori i NarkoRamës po çorodit popullin opozitarë.
➡️Asnjëherë nuk është keq që njerëzit ndjejnë nevojën e organizimeve sipas fushave, apo ideve që mendojnë se ka nevojë vendi. Kjo nuk diskutohet. Por, krijimi i partive të reja 6 muaj para zgjedhjeve mban erë.
➡️Sëpaku kjo situatë tregon një lloj ç’orientimi të popullit opozitar. Sepse këto nuk po i krijon një frymë e re, një lëvizje e re popullore të themi antiestablishment siq propagandohet, si psh studentët apo grupe të tjera protestuesish. Pothuajse të gjitha lëvizjet politike po ndërmerren nga ish funksionarë e mbështetës të PD-së, çka tregon efektin përqarës që titullova këtë shkrim.
➡️Më pak se për çdo gjë ky vend ka nevojë për Pilincë e Jenisherë të rinj. Fjalori i shqipes është shumë i pasur për të motivuar “patriotikisht” a “kombëtarisht” nga pikpamja emocionale çdo organizim.
➡️Dikush thotë për të “shpëtuar Shqipërinë”, anipse 30 vjet i kanë shërbyer partive ekzistuese. Dikush tjetër për të “ndryshuar Shqipërinë”, anipse nuk duket se shpatullat u mbajnë për të ndryshuar as lagjen ku banojnë. Të tjerë “do përmbysim sistemin” por kur i pyet si, nuk dinë të thonë ç’do me thënë sistem.
➡️Koha e trazuar politike, mungesa e theksuar e demokracisë në këto 14 vjet legjitimon reagimin e shoqërisë edhe në nisma të reja politike.
➡️Por e vërteta është se, Shqipëria ka vetëm një hall që e ka kap për fyti, ka vetëm një emergjencë kombëtare, çlirimin e Shqipërisë nga Edi Rama. E tjetër hall i përcjellin neopelincopartitë e neojenisheropartitë.
➡️Në mos në rol, viktima të propagandës së regjimit po. Meqë Rama ka thënë se, “s’jemi më të mirët, por s’ka më të mirë se ne”, edhe këta i shkojnë pas me qëndrime e veprime.
➡️Publikisht me qëndrimet e tyre pohojnë çka thotë narkokryeministri se, “sot për sot s’ka më të mirë se ne”. “Janë njëlloj”, “janë bashkë”, “qeverisja 36 vjeçare e partive të vjetra” (anipse e dinë se tash 28 vjet e 23 vjet Rama drejton kryeqytetin dhe Shqipërinë) , etj togfjalshet trendi të partive të reja e atyre në krijim.
✍️S’ka avokati më të madhe se i bëhet Ramës se sa me e relativizu të keqen kombëtare 14 vjeçare që përfaqëson.
➡️Fajësinë për dëmin katastrofik me shpopullimin e tmershëm, korrupsionin dhe vjedhjet, qeverisjen me krimin e organizuar, kërkojnë t’ja ndajnë me PD-në, anipse PD, s’ka asnjë pushtet tash 14 vjet. Kjo nuk është akuzë ndaj partive të reja. Është përfundim logjik, për kush ka së paku sa një arrë tru në krye.
➡️Dhe, në emër të dashnisë për kombin, o burra të gjithë nga një parti për fis. 128 u bënë.
Për 2 milion sa kemi mbet 1 parti për 15 mijë banorë na takon. Super. S’ka vend në Ballkan që na kalon. Nana jemi për t’u përçarë. Sëmundje e vjetër ndoshta, që s’po dimë ta kurojmë kurr.
Bereqet…do thonin ata,që na e futën përçarjen këtu e 500 vjet ma parë.
➡️Çdokush që sheh mundësi për ti bërë mirë këtij vendi le të organizohet në emër të shërbimit ndaj At’Dheut.
Çdo parti që ka synim shërbimin ndaj kombit (këtë kanë si priambëll themeluese) është e mirpritur. Por, të vijnë në emër të bashkimit, jo përçarjes. Në emër të ndryshimit, jo të egove personale e inateve me partinë që i kanë shërbyer.
➡️Prandaj, në dukje ka valikë (nëse përdorim një term bujqësor) për të mbjellë ide e nisma kësisoj. Por nuk mjafton vetëm valika. Duhet edhe garanci për produktin. Të gjitha nismat deri sot duken se janë krijuar për të mundur PD-në jo për të rrëzuar Ramën. Nëse nuk është kështu, le të bëhen bashkë kundër Ramës. Dhe pastaj kanë kohë ti tregojnë vendin që meriton (sipas tyre) PD-së.
➡️Sa më pak ndarje e përçarje, sa më shumë bashkim, aq më shumë mundësi për tu çliruar nga e keqja. Kush nuk e kupton këtë s’ka lidhje me politikën. Kush nuk don, s’ka lidhje me interesin e shqiptarve.
➡️Me gjasë këtë e ka kuptuar shumë më mirë se çdo parti e re, një individ i ri, një deputete e cila pikërisht për gjendjen ku ndodhemi u largua prej strofullës së krimit e doli e pavarur, me plot dinjitet Marjana Koçeku. Diskursi i saj vlen më shumë se sherret idiote të partive opozitare. Kjo është shumë e qartë.
➡️Prandaj, sot më shumë se kurrë, duhen ul “armët” brenda opozitës, si kushtin pa të cilin nuk rrëzohet Rama. Por këtë e bëjnë vetëm ata që shohin si fatkeqësi kombëtare Ramën, e si shpëtim largimin e tij.
➡️Strategjia atomanisto-komuniste e Edi Ramës “përça e sundo” nuk duhet të gjej vend te opozita. Opozita ka përgjegjësi të madhe para shqiptarve. Është shpresa e tyre. Përçarja është vetvrasje politike.
Ndre Molla
24.11.2026.
Burimi/facebook


Leave a Reply