Përkujtim me mall për këngëtarin e mrekullueshëm
Shpat Kasapi e nenen Gjylymsere
12 muaj ikën pa ty,
por zemra s’e pranon mungesën,
ende kërkon buzëqeshjen tënde,
ende dëgjon jehonën e këngës.
Na mungon përqafimi yt i ngrohtë,
ajo dritë që kishe në sy,
na mungon zëri që magjepste zemrat,
na mungon ti, i dashur Shpat!
Në këtë fotografi mbeti një çast,
një kujtim i bukur, një përqafim,
një buzëqeshje që s’e njeh harresën,
një copëz kohe, bërë për kujtim…
Mikja ime Gjylymsere,
sa e rëndë qenka dhimbja,
kur biri bëhet kujtim,
kur përqafimi mbetet në fotografi,
e dashuria s’ka më ku të shkojë,
veçse të ngjitet në qiell!
Shpat, ti ike shumë herët,
por në zemrën e nënës je përjetësisht,
aty ku as koha, as vdekja
nuk mund të të shkëpusin
nga dashuria e saj e pafund.
Zoti i dhëntë forcë nënës,
ta përballojë këtë mall të pashuar!
E ty, Shpat, të pastë në parajsë,
mes engjëjve, me këngën tënde! 🕊
Kozeta Zavalani
Burimi/facebook


Leave a Reply