Sulmi i orëve të para mbi TOP Channel është një ngjarje e rëndë, që çoi në humbjen e jetës së punonjësit të sigurisë Pal Kola. Pak javë më parë u sulmuan pabesisht një ekip xhirimi të programit investigativ “Fiks fare” në zhavorrishtet e lumit të Tiranës.
Ngjarjet e përsëritura janë shqetësuese dhe duhet të vënë në alarm Ministrinëve Punëve të Brendshme dhe drejtuesit e Policisë së Shtetit në mbrojtje të punonjësve të medias dhe të jetës së çdo shqiptari.
Si Kryetare e Komisionit Parlamentar për Edukim dhe Mjetet e Informimit Publik e dënoj ashpër sulmin dhe kërkoj që organet kompetente ta zbardhin shpejt ngjarjen dhe autorët e saj.
Por kisha edhe një lutje personale për televizionin e nderuar. Mund të jetë shkujdesje edhe për shkak të ngjarjes, por kërkon vëmendjen e vet.
Në respekt të punonjësit e tyre duhet ta kishin ndërprerë së paku muzikēn në programet e mëngjesit dhe t’i kishin shoqëruar mbase me një fashë sesnsibilizuese për ngjarjen, të paktën deri nē përfundim të ritualeve të të ndjerit.
Çdo jetë është e barabartë para Zotit!
Ngushëllime të ndjera familjes dhe mbështetje pa kushte për TOP Channel.
Burimi/Facebook


Leave a Reply