Me datën 11 Mars 2023 u përcoll për në banesen e fundit Bashkim Muharrem Hoxhaj. Dhimbja e familjes së Bashkimin për vdekjen e tijë është e madhe ,pasi ajo humbi njeriun më të shtrenjtë. Motra Shpresa humbi vëllain e vetëm .
Djemtë Elbani dhe Neritani babanë e tyre . Familja e madhe njeriun e dashur .
Për Bashkimin mund të shkruash gjatë . Por për ne do mbeti simboli i Demokracisë në Mallakstër dhe në jug të Shqiperisë. I ndershëm i paepur do të krijonte vetëm pas katër ditësh , pas formimit të PD në Tiranë, në dhjetor 1990 seksioni e parë të PD në jug të Shqiperisë .
Një fakt që na ka bërë dhe na bën sot dhe gjthmonë krenar. Ka mbetur e paharruar shprehja e tijë që të mos e quajmë organizatë (nuk kishte lindur termi seksion i PD. )
Ndershmëria dhe përkushtimii tij do të bënte që të gjithë intelektualet të bashkoheshin me PD.
Detyra si mësues dhe drejtues i shkollës i kreu me devotshmëri .
Drejtues i PD aktiv në zgjidhjen e problemeve që fillimet e 1991 sollen në Mallakstër do të bëhej dhe më i dashur për të gjithë ne . Përfundimi i studimeve për Drejtësi do të bënte, që ashtu si në arsim të ishte përsëri më i miri. Gjyqtar dhe me pas Kryetar i Gjykatës Mallakstër tregoj dhe sot e kësaj dite nuk do ti vijë më drejtësisë një njeri i ndershëm si Bashkim Muharrem Hoxhaj .
I njëjti opinion dhe kur kreu detyrën e Kryetarit të Gjykatës në Kucovë . Për këtë ne jemi krenar .Por sot dhe gjithë jetën e tyre krenar për këtë shtetar të ndershëm, duhet të jenë krenar dy djemtë e tijë.
Elbani dhe Neritani . Motra Shpresa nipërit dhe mbesat e tijë .
Të qoftë dheu i lehtë ,nga seksioni i PD Drenov Mallakastër.
SEKSIONI I PD
DRENOV – MALLAKASTËR


Leave a Reply