Zëvendëskryeministri i Serbisë Aleksandër Vuçiç tha sot se qeveria e Serbisë mund të bjerë, por nuk do të bjerë marrëveshja e arritur me Kosovën në Bruksel, sepse sipas tij, ai ishte vendimi që e çon Serbinë drejt ardhmërisë.
Ai i bëri këto komente pas një takimi tre orësh më përfaqësuesit e serbëve të veriut të Kosovës, të cilët kundërshtojnë marrëveshjen. Ata thanë se marrëveshja është e papranueshme dhe e pazbatueshme për ta. Grupe studentësh serbë protestuan ndërkaq sot në pjesën veriore të Mitrovicës, duke bërë thirrje për anulimin e marrëveshjes.
Zëvendëskryeministri serb tha se do të shkojë në Kosovë për t’u shpjeguar qytetarëve serb marrëveshjen e cila sipas tij nuk është më e mira por ishte krejt ajo që ka mundur të bëjë qeveria e Serbisë.
Delegacionet e Kosovës dhe Serbisë po takohen në Bruksel për hartimin e planit për zbatimin e marrëveshjes së parë për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre. Plani pritet të jetë i gatshëm nesër.
Të premten e kaluar Kosova dhe Serbia arritën një marrëveshje që u siguron serbëve në komunat veriore përgjegjësi në fushën e policisë dhe gjyqësisë.
Marrëveshja është mbështetur nga diplomacia euro perëndimore e cila e sheh atë si një hap të të dyja vendeve drejt integrimeve evropiane.
Zeri i Amerikes
Per”Alba – Dansk” Shkodrani
Leave a Reply