Drejtuar:
Opinionit Publik Shqiptar.!
Trupit Diplomatik te akredituar ne Republiken e Shqiperise.!
Presidentit te Shteteve te Bashkuara te Amerikes zotit JOE BIDEN.!
Parlamentit Europian.!
Kryeministrit te Kosoves,zotit Albin Kurti.!
Kryeministrit te Shqiperise zotit Edi Rama.!
Per dijeni:
Zotit Escobar,
Zotit Lajçak,
ZOTRINJ TE NDERUAR.!
Kemi ndjekur me shqetsim te madh zhvillimet ne veriun e Republikes se Kosoves.
Provokimet e grupeve kriminale atje jane bere te perditshme,si dhe jane pershkallezuar,
Ato po rrezikojne jeten e qytetarve si dhe te personelit te disllokuar si pjese te strukturave policore e ushtarake,vendore e nderkombetare.
Eshte bllokuar qarkullimi rrugor,eshte ndalur bisnezi e femijet nuk shkojne më në shkolle.
Jeta normale ne veriun e Kosoves,tashmë prej shumë ditësh eshte paralizuar.
Qytetaret e veriut po perjetojne ethet e luftes te cilave perdite,po u fryne me qendrimin e vet agresiv e luftenxites,qeveria e Serbise dhe Presidenti Vuçiq.
Kjo situate e rrezikshme e ka perkeqsuar jeten edhe te qytetarve te tjere edhe ne pjeset e tjera te Kosoves.
Veteranet e luftes çlirimtare po e perjetojne me tension e pergjegjesi te madhe gjendjen ne Kosove.Ata po kerkojne nga qeveria e Prishtines maturi por edhe pregaditje te gjithaneshme per te qene te gatshem per çdo te papritur qe mund te vije nga Serbia.
Ata nuk besojne ne sinqeritetin e Serbise dhe si prove te pakontestueshme kane rrezultatet e pafrytshme te dialogut te gjate me qeverine serbe dhe Ministrin e Propagandes te kohes se Millosheviqit,Aleksander Vuçiq.
Ata jane te bindur,ashtu si krejt populli shqiptar se Asociacioni i Komunave me Pseudoshumice serbe eshte nje shkyerje tjeter e territorit te Republikes se Kosoves dhe per kete,ata jane te gatshem te rrjeshtohen edhe njehere me trupat ushtarake per mbrojtjen e saj.
Ne gojen e perfaqsuesve nderkombetare po artikulohet perfundimi se asociacioni nuk eshte monoetnik pasi brenda 10 komunave me shumice serbe ka edhe minoritete te popujve te tjere si shqiptare,boshnjake,ashkali,rom,turq e te tjere.
Ne disa komuna edhe mund te jete keshtu por vendimmarrja do ti mbetet ne te gjitha rastet shumices serbe e cila kurre nuk do te pranoje tutelen e shqiptarve e kryet bashke me urdherat do ti kete gjithmone nga Beogradi.
Kembengulja e kujtedo nga nderkombetaret per ti hapur rrugen asociacionit do ti sjelle ruset ne Ballkan e Trepça e Ujmani nuk do te jene me te shqiptarve por te rusoserbise.
Komuniteti nderkombetar nuk duhet te harroje asnjehere se ka mareveshje qysh ne kohen e Millosheviçit per Bashkimin e Serbise me Rusine dhe keto mareveshje jane ratifikuar nga parlamentet respektive te ketyre dy vendeve.
Ky fakt perben nje rrezik te madh jo vetem per shqiptaret dhe Ballkanin ne teresi por edhe per te ardhmen e Bashkimit Europian.
Qeveria shqiptare eshte deklaruar ne mbeshtetje te qeverise ne Kosove por ne kete gjendje nuk mjafton deklarimi.
Eshte e domozdoshme te ngrihen shtabe te perbashketa bashkepunimi ne nivelin qeveritar e parlamentar te cilet duhet te fuksionojne perdite.
Duhet te mblidhet nga Presidenti i Republikes KESHILLI I SIGURISE KOMBETARE per te diskutuar mbi gjendjen ne Kosoven Veriore si dhe masat qe duhen marre per mbeshtetjen e qeverise ne Kosove.
Nuk kemi pse fshihemi pas gishtit.
Serbet pregaditen e provokojne hapur e mbeshtetja e Rusise per Serbine eshte publike dhe njeherit sfidante ndaj komunitetit nderkombetar.
Eshte koha qe qeveria shqiptare ta kushtezoje mardhenien me Serbine me qendrimin qe ajo mban ndaj Kosoves dhe minoritetit shqiptar ne Serbi.
Eshte ne nderin e saj te ngrije te gjitha marveshjet e nenshkruara ne kuadrin e Ballkanit te Hapur,duke elaboruar perpara komunitetit nderkombetar,qellimin tone te perbashket si dhe mbrojtjen e interesave tona kombetare.
Duhet te çfaqemi si komb dhe jo si copa te nje kombi te ndare ne Konferencat nderkombetare antishqiptare ne keto 100 vjet.
Kerkojme nga diplomacia shqiptare ne Shqiperi e ne Kosove te deklarohen zyrtarisht edhe njehere se shqiptaret jane kunder prekjes se territorit te Republikes se Kosoves dhe se Asociacioni eshte vija e kuqe qe nuk duhet shkelur nga askush.
Kerkojme nga Komuniteti nderkombetar,BE dhe SHBA qe te mos terhiqen perballe presionit rusoserb.
Nuk duhet perdorur territori i Republikes se Kosoves per te shuar urine e grabitqarve te Serbise. Europa nuk duhet te perdore më,dy standarte ne mardheniet me popujt e tjere.
Nje standart per Serbine,ledhatues e vleresues e nje tjeter per shqiptaret,fyes e diskriminues se paku ne keto 200 vjet qe kemi lene pas.
NE JEMI TE BINDUR SE BE DHE SHBA do ta trajtojne me pergjegjesi te madhe,çeshtjen e mardhenieve SERBI KOSOVE,duke percaktuar si prioritare, njohjen reciproke si dhe duke respektuar parimin e mosndryshimit te kufijve…!
UNIONI SHQIPTAR I SHOQERISE CIVILE
KESHILLI ORGANIZATIV I KUVENDIT KOMBETAR SHQIPTAR.
TIRANE,27 DHJETOR 2022.
Burimi/Facebook/Kuvendi Kombëtar Shqipetar


Leave a Reply