Në emisionin Shqipëria Live, në Televizionin Top Channel, debatuam për papërgjegjshmërinë dhe pandjeshmërinë totale të disa prokurorëve dhe gjykatësve, të cilët nuk “i kursejnë” fakirfukarenjët me masat e arrestit për gjëra të papërfillshme dhe nuk u afrohen kriminelëve potentë që po i bëjnë gjëmën vendit dhe shqiptarëve.
Një prej këtyre gjyqtareve, në kuptimin e vërtetë të fjalës “dru me pre”, ende pa filluar mirë punën, magjistrate e re, është Ermelinda Fejzo në Gjykatën e Tropojës.
Me një rekrutim të dyshimtë, e renditur në fundin e listës, domethënë e 36, nga 36 gjithsej, në vend që të përmirësohet sadopak në detyrë, pavarësisht se u emrua në Tropojë, nga papërgjegjshmëria dhe paaftësia kryesisht, në vend që të dakordësohej me kërkesën e prokurorit për masën e sigurisë “garanci pasurore” ndaj një zonje të vërtetë tropojane, e cila goditet nga krimi dhe korrupsioni që nuk e lejoi të lulëzonte, i jep masën e arrestit në shtëpi, domethënë më të rëndë! Shkel në mënyrë flagrante ligjin, përdhos Shkollën e Magjistraturës që duhet të nxjerrë gjyqtarë dhe jo “nallbanë” të këtij soji…
Burimi/Facebook


Leave a Reply