Dy fiset Shira dhe Mjeshtri në Klos janë në konflikt prej më shumë se katër vite për probleme pronësie.
Policia ka qenë në dijeni të plotë dhe nuk ka marrë asnjë masë për të ndjekur problematikën dhe parandaluar përshkallëzimin e konfliktit. Për më tepër, vëllai i autorit të krimit është polic bashkiak dhe në kontakt të përditshëm me autoritetet.
Kur shteti braktis misionin e vet, shtetasit i drejtohen vetëgjyqësisë.
Vrasësi e dënoi veten me vdekje por autori i vërtetë i krimit është shteti, që rri e bën sehir pa pikë autoriteti.
Vetëgjyqësia është tregues i mungesës së besimit te drejtësia dhe shteti. Shqiptarët e dinë se shteti ynë nuk ka autoritet mbi rendin publik.
Burimi/Facebook


Leave a Reply