Ka mbi 31 vite qe kam dalur nga Gjakova dhe para gati çdo nisje per ne Gyrbet gjate ndarjes me shoket,fqinjet apo familjaret LOTET nuk kane munguar kurre.Kjo ishte gati normale per ne shqiptaret dhe ende ka mbetur keshtu!.Pra,deri ketu asgja e re.
Koheve t‘fundit kam praktikuar t‘marre shoqe e kolege t‘huaj tek une apo tek ne.E,i dergoj ne gjitha trojet tona per t‘pa gjana t‘mira t‘kombit tone.
Dhe,kjo nuk eshte asgja e re!.
E re per mua ishte pervoja e fundit kur gjate ndarjes filluan t‘qajne keta 4-5 miqet e mi.
Po ju pse qani-i pyeta bukur i habitur!!!.
Ju po kthehi n‘vendlindjet tuaja dhe nuk na njihni aq gjate sa t‘permalloheni kaq shume e n‘kete mase!.
Jo thane,na ka pelqyer vendi juaj,njerzite tuaj,mikepritja e juaj,kuzhina e juaj dhe natyra e juaj.
Po qajme se na ka pelqyer çdo gja e juaja e ju vet si njerez e si popull!.
U stepa,per bese,u stepa.
Dhe,nuk ishte nje qe qante dhe as dy por 7-8 veta nga ata.
Per lotet e shqiptareve per token e tyre di ç’te theme por per lotet e t‘huajeve per token tone nuk di ç‘te theme!.
Burimi/Facebook


Leave a Reply