Ju kujtohet Fatimja, rrunxajka, që ngjitej telave t’çiftelisë, e furuzak zhdirgjej perdeve?
Ajo za holla, që t’vdekunin e çonte peshë, e dërrasa e dhé i gjuente në njanën anë e faqet ia bante me nishana!
* S’ka dashtë dada, bre me t’pa mejt
pa m’kafshue, qyshë me vdekë?
Ju kujtohet tropojanja, topolajka, që kurrë se vuni çiftelinë n’brez.
– Jo he dreq, brezi asht për kobure e fyshekë, thoshte e çiftelia mshtetët të zemra, se çerdhën e ka mbi cicë, e dalldiset kur i nxehen telat!
Fatime Sokoli thoshte, jo unë, as Fatimja ime, po sokolesha e Tropojës, e burrat e pleqnonin si të drejtë!
Aman, kujtojeni Fatime Sokolin, zanin e saj t’hollë e zemrën qese baruti, dhe mos harroni, se ishte e vetmja që çiftelinë s’e mbante n’brez, por …
* Çiftelinë e vuna n’cicë,
me i knue djalit në Sylbicë…
Unë kurrë s’e harrova, se ma kujtonte çdo natë artistja ime, grueja syverdhë, Fatimja, (dikur Sefaj), që e theu mendjen mu ba Lajçi, kur e mashtrova me çifteli n’cicë e lahutë mes kamve!
Këto janë Fatimet e mia, njena nana e kangës e tjetra e fëmijve t’mi.
Oh sa shumë i dua, oh sa shumë i kam dashtë!
* N’bjeshkë t’Sylbicës, ka ra borë,
s’p’e mbanë cicën, këmisha e hollë!
P.S.
Ju shkrova nga qendra spitalore e Lezhës. Shkova me i kontrollua mjekët, se vapë e madhe. Mirë ishin, rrini pa merak!?
Lezhë (Qendra spitalore) 26.07.2022
Burimi/Facebook


Leave a Reply