TMERR!!!
REAGONI URGJENTISHT!!!
Aksidenti i sotshëm në mes të Tiranës është ulëritës!!!
Policia e Shtetit dhe i gjithë shteti duhet të vihet në funksion për parandalimin e ngjarjeve të tilla!
Çdo vit me qindra shqiptar humbin jetën në aksidente rrugore!
Shofer të papërgjegjshëm, drejtues mjeti nën efektin e alkoolit e lëndëve narkotike, të fortë që nuk pyesin për rregulla të qarkullimit rrugorë duhet të ZHDUKEN nga karrexhata e rrugës dhe duhet të përballen me dënimet më të ashpra të kodit rrugor!
Faktori njeri është më i rrezikshmi sa i takon aksidenteve automobilistike, por dhe faktori rrugë dhe faktori mjet nuk duhet të lihen pa u kqyrur me vëmendje nga një grup i madh ekspertësh!
Instancat përkatëse duhet të sigurojnë menjëherë sinjalistikat horizontale dhe vertikale në çdo metër rrugë të republikës. Me çdo kosto!
Policia e Shtetit duhet të shtojë numrin e efektivëve që patrullojnë në rrugë dhe sidomos në ato akse me historik të errët sa i takon aksidenteve.
Policia duhet të sillet në lartësinë e ligjit, ashtu sic sillet me zero toleranc për të gjobitur për çdo parkim ashtu dhe duhet të jetë në funksion të ligjit ndaj atyre që janë miku i filanit, fëmija i fistekut apo edhe dreqi i biri dreqit qofte dhe qarkullojnë tap dhe të droguar!
Çdo servis duhet të kontrrollohet dhe të çertifikohet në mënyrë që asnjë mjet të mos qarkullojë pa përmbushur kushtet e duhura teknike!
Boll më! Jeta e shqiptarëve vlen më shumë se një copë llamarin mbi disa rrota!
Dhe ne si shoqëri duhet të ndërgjegjësohemi me patjetër, sepse ndoshta nesër e keqja na troket ne!
Zoti i ruajt shqiptarët dhe të lënduarve ti urojmë shërim të shpejte!
Burimi/Facebook/Autori


Leave a Reply