Që defilojnë çdo natë, në TV turli analisti, defetisti e frikacaku, që ua qajnë hallin më shumë nja 20 pijanecave me shlivovicë,sesa miliona bashkëvendasve të tyre që 10 vite u maltretuan e u vodhën me tabela proba ,se kisha besu kurrë. 21 vite pasi u dëbua me turp Serbia, frika e defetizmi nga Serbia qenka thellë në mesin tonë. Po të ishte gjallë Ibrahim Rugova, Adem Demaqi apo Hajrullah Gorani, do qeshte me ta, apo do të turpërohej me këta burreca. Mbi 60.000 ushtarë Serb e mijera makineri ushtarake e vitet 90 ishin brenda lagjeve tona, por nuk ndodhi të ligështohen asnjëherë, as lidershipi, as gazetarët e më së paku qytetari. Sot me ushtri e polici tonën, e subjektivitet, me miq e aleatët shtetet më të forta, disa kërkojnë dorëzim përballë pijanecëve e humbësve Serb si Vuqiqi . E drejta është në anën tonë . Pse Serbët paskan drejtë të enden këtu me tabela SRB e ne “popull i dorës së dytë” 10 vite të maltretohemi kufijve tanë. Serbia e dinë që po bëri hapin e parë destabilizues do humb edhe një territor sa Kosova brenda Serbisë. I paimagjinueshëm është angazhimi i zellshëm i shqipfolesve brenda nesh , e nëpër ekrane për të mbrojtur interesat e Serbisë e fyer vendin dhe institucionet tona. Nese mbrojtja e Pijanecëve Serb eshte vetëm nga frika e tyre gjysma e të keqes, por sdua të besoj asesi në agjenda tjera të dyshimta.
Burimi/Facebook


Leave a Reply