Me vendimin pёr pёrjashtimin e Sali Berishёs nga grupi parlamentar i PD-sё, Lulzim Basha, nё fakt, e pёrjashtoi edhe nga partia, sepse Berisha u zgjodh deputet jo si i pavarur, por si pёrfaqёsues i Partisё Demokratike. Ky vendim ishte i njёanshёm, personal dhe i nxitur vetёm nga interesa tё ngushta tё Bashёs. Akt i denjё pёr njё bukёshkelёs dhe besёprerё si ai. Njё njeri i tillё qё e shet kaq lehtё promovuesin e mbrojtёsin e vet, nuk e ka pёr gjё qё nesёr, me po kaq lehtёsi, tё shesё interesat e vendit dhe tё kombit tё vet.
E vёrteta ёshtё se Sali Berisha po korr atё ҫfarё mbolli. Nё vitin 2005, vetё PD dhe opinioni mbarёshqiptar u habitёn shumё kur i panjohuri Lulzim Basha, ish punonjёs i UNMIK-ut, u katapultua nё postet mё tё larta shtetёrore. Kulmi arriti nё vitin 2013, kur Berisha i dorёzoi edhe udhёheqjen e partisё Lulzim Bashёs, tashmё, i identifikuar si njё njeri pa shtyllё kurrizore, pa karakter dhe pa skrupuj. Qё atёherё, PD ka rёnё nga humnera nё humnerё, nё nivel qёndror e lokal.
Pa dyshim, Sali Berisha ka mёkatet e veta, midis tyre, edhe atё pёr mbёshtetjen e Bashёs nё dёm tё konkurrencёs dhe zgjedhjeve tё lira e tё ndershme, brenda PD-sё. Megjithatё, ёshtё e qartё se sukseset e kёsaj partie janё tё lidhura, pazgjidhshmёrisht, me emrin e Berishёs. Nё kёtё kontekst, mendoj se ai qё duhej pёrjashtuar nga grupi parlamentar dhe nga partia demokratike ёshtё jo Sali Berisha, por Lulzim Basha. Kёtё duhet tё bёjnё tani demokratёt e vёrtetё, nё qoftё se ende kanё mbetur tё tillё nё PD.
Burimi/Facebook


Leave a Reply