Kaso Abaz Shehu (1918-1989) nip i Haki Rushitit, u arratis nga Shqipëria në mars 1945. Në maj 1950 shkoi në RFGJ dhe u bë pjesë e Kompanisë 4000. Ishte pjesë e desantimit të dytë të kësaj kompanie në mbrëmjen e datave 23-24 korrik 1951. Shokët e tij Riza Xhemal Abazi (përgjegjës) dhe Fido Veliu u vranë ose vetëvranë, ndërsa ai dhe Muhamet Hoxha u arrestuan.Vuajti gjithsej 20 vjet, 7 muaj, 19 ditë burgim në vitet 1951-1965 dhe 1982-1989. Herën e parë gjykata e akuzoi se ai dhe shokët e tij u kishin “shërbyer besnikërisht imperialistëve të urryer amerikanë”, “armiqve të kampit të paqes, të demokracisë e socializmit”, “armiqve të tërbuar të njerëzimit” (anglo-amerikanët) që “digjnin dhe vrisnin popullin korean”. U lirua nga burgu më 26.4.1965. Herën e dytë, banonte në Borsh kur u arrestua më 30.12.1982, i akuzuar për agjitacioni e propagandë. Kaso vdiq nga hemorragjia gjatë vuajtjes së dënimit në Repartin nr.305 Përparim më 19.7.1989, në moshën 71 vjeçare duke qenë ndër të burgosurit e fundit që humbin jetën në Europën Lindore. Fotoja është e viteve të fundit të jetës.
BurimiFacebook


Leave a Reply