Qëllimi kryesor është që dy partitë e mëdha shqiptare të detyrohen të bëjnë një koalicion qeverisës nën sundimin e Edi Ramës. Kjo ka të bëjë me faktin se amerikanët i kanë premtuar kryeministrit të Shqipërisë që të mos dënohet për korrupsionin dhe lidhjet e tij me krimin e organizuar.Ndaj synohet që përmes një koalicioni PS-PD të krijohet atmosfera e rehabilitimit të krimeve të Ramës dhe ai pas një viti të shkojë në zyrën e presidentit të vendit. Ndërkohë zotin Basha e joshin me të qenit kryeminstër në pranverën e vitit të ardhshëm.
Qëllimi i dytë është të rehabilitohet masakra zgjedhore. Të tërhiqet vëmendja e publikut te çeshtja “Berisha” dhe kësisoj njerëzit të kenë mundësi të argëtohen me lëvizje politike false, që kanë të bëjnë thjesht me të dy këto qëllime. Tërheqja e vëmendjes nga masakra elektorale rehabiliton jo vetëm zgjedhjet, por legjitimon edhe qeverisjen e përbashkët PD-PS.
Nëse ndodhin këto dy lëvizje, atëherë ndodh ajo që ka premtuuar Ilir Meta për të marrë në dorë kryesimin e opozitës shqiptare. Edhe pse me katër deputetë, LSI mbetet e vetmja parti opozitare dhe si e tillë ajo do të përfaqësojnë edhe ata rreth 700 mijë shqiptarë që kanë votuar Partinë Demokratike. Nga kjo shkojmë te deduksioni tjetër se Partia Demokratike nga parti do të shndërrohet në një sekt, shtojcë e patericë e qeverisjes më brutale dhe më katastrofale që ka patur Shqipëria në historinë e saj.
Demokratët e dinë se PD u rrudh nga fakti se qeverisi katër vite me Lëvizjen Socialiste për Integrim të përfaqësuar më 2009 në parlament me vetëm katër deputetë. Nëse ajo qeveris me Partinë Socialiste, edhe sikur 70 përqind të qeverisë ta ketë PD, ajo do të rrudhet e shkërmoqet deri në mosekzistencë.
Kjo do të thotë se synimi kryesor i Edi Ramës dhe aleatëve të tij jashtë e brenda vendit është asgjësimi i Partisë Demokratike, një asgjësim perfid për të cilin nuk do të fajësohet as Rama as Kim, por do të fajësohen vetë demokratët. Nuk ka rëndësi se kush do ta ketë vulën e partisë, por PD do të shndërrohet si partia e Tom Doshit!
Kjo është e gjitha! Kush dëshiron ta kuptojë këtë, mirë, kush nuk do, përsëri ka të drejtën e vet të të moskuptuarit!
Burimi/Facebook


Leave a Reply