Fiter Bajrami dite,gezimi, paqeje dhe humanizmi !
Te dashur motra e vellezer te besimit islam,ju urojme festen e Fiter Bajramit te gjithe besimtarve
islame shqiptare ,kudo ku ata jetojne e punojne,ne cdo cep te botes ,por
dhe ne vendelindje.Qofte per ju nje dite gezimi,paqeje e humanizmi.Kjo festë e gëzueshme islame i kalon kufijtë dhe bëhet shumëdimensionale në
jetën njerëzore, sepse besimtarët i luten Zotit dhe kujtojnë të mirat dhe
dhuntitë e Tij të shumta.Fiter Bajrami është festë e fitoreve, sepse
muslimani ndien sukses në sigurimin e të drejtave e të zhvillimit
shpirtëror. Ai dëshmon se dëshirat i mban në një komandë të fortë duke bërë
një jetë të disiplinuar. Të gjitha këto janë fitoret e tij të mëdha.
Grumbullimi i besimtarëve për t’u falur e festuar bashkarisht në këtë ditë
feste, tregon se duke u lutur për falje e fuqi besimi, Zoti u siguron
sinqeritet, mëshirë e falje. Fryma e kësaj mbledhje të lartësuar e të
përkushtuar e mëson muslimanin që të falë të tjerët, që edhe ata të falin
dhe ky virtyt i faljes së mëshiruesve do të ushtrohet nga Zoti dhe
gjerësisht shkëmbehet edhe mes besimtarëve. Kur muslimani në festën
e Fiter Bajramit vendos fuqinë e zemrës së tij, duke iu nënshtruar ligjit të
Zotit dhe duke bërë një jetë të disiplinuar, ai lidh paqe me Zotin dhe vetë
është në paqe me të gjithë njerëzinë.
Fiter Bajrami është festë e gëzimit , që përsëritet kah mot.
Me rastin e kësaj dite, le t’i lutemi Zotit të
Madhëruar, që të na drejtojë e të na forcojë besimin në Të, e të na ruajë
nga të ligat!
Na udhëzo o Zot në rrugën e drejtë, e shtona dashuri e
vëllazëri midis nesh, për të mirën e fesë e të kombit! E ju o vellezer, ne
kete dite mendoni ,pak dhe jepni nga vetja per skamnoret dhe per femiljet
bonjake dhe familjet qe humben te dashurit e tyre ne lufte se zoti do tu a
shtoje pasurine dhe do tu realizoje dhe deshirat tuaja,silluni pak gezim
dhe ketyre familjeve,qe dhe ata ta ndjejne gezimin e kesaj feste te madhe
te besimit islam. Jepni se do tju jepet.
Edhe nje here gezuar dhe me fat
Fiter Bajramin. Me respekt per te gjithe ju.
Kryesia e shoqates Alba – Dansk


Leave a Reply