1. Futja e menjëhershme e gjuhës shqipe si lëndë mësimore në të gjitha shkollat e mesme e të larta, sipas përvojës më të mirë botërore dhe trajtimi i saj si lëndë bazë;
2. Urdhërimi i shtypit dhe botuesve që të shkruajnë Shqip dhe jo Albanisht. Zhvillimi i seminareve për mbrojtjen dhe pasurimin e gjuhës me gazetarë, redaktorë, mësues dhe institucionalizimi i këtyre veprimtarive;
3. Hapja e kohëtoreve (rubrikave) të përhershme në gazeta e në stacionet radiotelevizive, si tribuna të specialistëve të gjuhës shqipe dhe në to të bëhen edhe oponenca gjuhësore për botimet, dokumentat zyrtare, kumptimet e fjalimet e politikanëve;
4. Botimi në të përditshme, në trajtë fjalorthësh, i fjalëve shqipe e caqeve që mund e duhet të përdoren në vend të fjalëve të huaja.
5. Ndalimi i botimit të dokumenteve zyrtare pa korrektim cilësor gjuhësor, si dhe detyrimi me mbajtë redaktorë letrarë pranë çdo institucioni botues;
6. Të jepet mundësia e botimeve të fjalorëve të rëndësishëm dhe veprave më të vlerësuara të gjuhëtarëve shqipëtarë e të huaj për gjuhën shqipe të financuar prej shtetit, po ashtu edhe për kulturën e etnografinë dhe tirazhi të jetë i mjaftueshëm e çmimet të arsyeshme, që të mund t’ië blejë edhe mësuesi me pagën e vajtueshme.
7. Të ngrihen obeliske shkëmbore, ku të gdhenden vargjet hyjnore për gjuhën shqipe të krijuara nga Ndre Mjeda e të vendoset në Sarandë ose Xarë, po ashtu e At Gjergj Fishtës e të vendoset në Berat ose Elbasan, si dhe të Naim Frashërit e të vendoset në Shkodër ose Thell apo Valbonë.
Burimi/Facebook


Leave a Reply