Po ndaj me ju, miqtë e mi, një lajm vërtet tronditës dhe shumë tragjik gjithashtu…
Neald Durraj është djali i mikut dhe kolegut tim, Av. Zenel Durraj. Madje është fëmija i vetëm i tij. Ishte me studime në Gjermani dhe i përfundoi ato me sukses. Neald Durraj është nipi i “Heroit të Popullit” Dino Kalenja.
Në datën 4 dhjetor 2020 ka ditlindjen, mbush plotë 25 vjeç. Prindërit pronotuan një lokal të cilësisë së lartë te “Kodra e Diellit” me qëllim që t’i festonin Nealdit 25 vjetorin e lindjes si dhe diplomimin e suksesshëm në Gjermani.
Por… nuk ishte e thënë. Një aksident automobilistik me motorr i mori atij jetën dy ditë më parë, dhe sot në Tiranë, ai u përcoll për në Varrezat e Sharrës!
Të qoftë dheu i lehtë dhe të ndritët shpirti i bukur Neald!
Plaga që ju shkaktua prindërve, të afërmve dhe miqve të tij është shumë e rëndë.
I paharruar kujtimi yt, Neald, ëngjëll që u shove kaq herët..

Burimi/Faceboo


Leave a Reply