Këto 24 orët e fundit në rrjetet sociale kanë postuar shumë përsona opinionet e tyre, poshtu ka patur shumë nga ata që kanë ofenduar rëndë Paskal Milon sepse ky ka thënë se Vojsava Kastrioti na qenka sllave dhe se Gjergj Kastrioti ka luftuar për kryq e jo për Atdhe.
Kjo deklaratë e tij nuk më ka shqetësuar aspak sepse tashmë dihet që për të përbaltur figurat e Kombit tonë po hidhen para nga turqit, sllavët dhe grekët, kështu që dhe Paskalit i pëlqejnë të hollat si shumë të tjerëve që kanë folur e ofenduar publikisht figurat e Kombit tonë.
Pa dashur të zgjatem dua ti them Paskalit që Fisi i Tribalëve (Tri-Balte) versioni Francez i hartave kryqtare -Motriba- (mo-triba-l), shqip -Tribalët e mi- kanë qenë Arbëror.
Vojsava (Vjosava) -Vjosa-va- që fatkeqësisht gjithmonë në emrin e saj kemi vendosur “j” pas “o” dhe jo siç është realisht “j” para “o” me apo pa qëllim këtë nuk e di pse e kanë përdorur kështu…
Pra Vjosava është bija e një fisniku të derës së Tribaltëve (Tri-Baltave) dhe mbesa e Dukagjinasve sepse nëna e Vjosavës ka qenë halla e Lek Dukagjinit.
Deri më sot asnjë libër të autorëve perëndimor apo dokument arkivor nuk është gjetur ku mund të tregojë që Gjergj Kastrioti ka lidhje gjaku me sllavët.
Sa i përket hipotezës tjetër të Paskalit që Gjergj Kastrioti ka luftuar për kryq e jo për Atdhe, për mua kjo është qesharake sepse vetë armiqt e tij nuk e kanë thënë këtë gjë, poashtu në të gjitha portretet e tij nuk e ka asnjë të vetme me kryq, se po të kishte luftuar për kryq do i kishte portretet si të krajlave serb apo sulltanëve me gjysmë hëna.
Sot është fjala e lirë dhe ka të drejtën të shprehë mendimin e tij dhe me ato mendime që ai shpreh në radhë të parë tregon që nuk është studjues i mirfilltë por një argat i paguar nga armiqt tonë shekullorë.
Po si ky tipi Paskal kanë përkthyer Paskalët e tjerë veprën e Marin Barletit nga Latinishtja në Shqip dhe fatkeqësisht nuk është përkthim i saktë sepse përkthimi i veprës së Marin Barletit nga Latinisht në Frengjisht (1552) nuk përputhet me disa fakte e histori me atë të përkthyer në Shqip.
Pra historia e Kombit tonë është nëpërkëmbur qëllimisht prej kohësh dhe vazhdon të nëpërkëmbet nga vetë Shqiptarët.
Ju përshëndes,
Leon Molla


Leave a Reply