Nga Dr. Flora Ferati-Sachsenmaier
– vetëm katër viteve të fundit autoritetet serbe kanë fshirë mbi 4 mijë shqiptarë nga regjistri civil në komunën e Medvegjes.
– Çfarë po synon Serbia përmes pasivizimit masovik të adresave të shqiptarëve në Luginë të Preshevës? Dhe pse po heshtin Tirana dhe Prishtina zyrtare karrshi këtyre zhvillimeve?
– Në vitin 2011, Serbia miratoj Ligjin për Vendbanim dhe Vendqëndrim. Zyrtarisht, autoritetet serbe e arsyetojnë miratimin e këtij ligji si të domosdoshëm për pastrimin e listave votuese në Serbi. Asaj kohe, entuziastët e këtij ligji në qarqet politike serbe si dhe diplomatët ndërkombëtarë në Beograd e pershëndesin miratimin e këtij ligji duke theksuar ndër të tjerat se pastrimi i listave të votuesve do të parandalon manipulimin me vota dhe kështu do të forcohet demokracia serbe.
– Në komunën e Medvegjës, vetëm në periudhën 2015 – 2019, Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë ka fshirë mbi 4 mijë shqiptarë nga regjistri civilë. Pasojat kanë qenë fatale për komunitetin shqiptar të kësaj komune.
– Si u Instrumentalizua Ligji për Vendbanim dhe Vendqëndrim për Shpopullimin e Shqiptarevë në Sërbi?
– Shqiptarët e Medvegjës në Shenjestër të Pasivizimit Masovik të Adresave: Përse Pikërisht Medvegja?
– Është i njohur fakti se, Gjykatat në Serbi, kanë një rekord konsistent në aktgjykimet e tyre për rastet ku komunitetet minoritare e padisin shtetin serb. Ato thuajse gjithnjë vendosin në favor politikes zyrtare shtetërore serbe. Ndërsa arsyeja më e shpeshtë që japin se përse kanë vendosur kundër parashtruesit të kerkesës nga radhët e minoriteteve është mungesa e mjaftueshme të deshmive.
– Nene Tereza na ka lene nje thenie – Sa te qajme erresiren te ndezim me mire nje qiri – A do te ishte mire, qe sa ankohet dhe kerkohet ndihme , te mblidhet inteligjenca dhe ti drejtohet institucioneve nderkombetare dhe tu kerkohet ndihme dhe vetvetiu del pyetja
– A eshte bere nje tentim i tille per tu bere nga Intelegjenca shqiptare ne Metvegjele dhe rrethine ?
– Në vitin 2016, Fondi për të Drejtën Humanitare në Beograd, një ndër organizatat më prestigjioze për të drejtat të njeriut bënë një studim mbi pasivizimin e adresave në Serbi. Komuna e Medvegjes del të jetë komuna me numrin më të madh të adresave të pasivizuara në tëre Republiken e Serbise, dhe ky raport thekson se personat të cilëve ju kanë pasivizuar adresat kanë qenë kryesisht qytetarë shqiptarë.
– Sipas ketij raporti, vetëm në vitin 2016, në komunë të Medvegjes janë pasivizuar gjithësej 539 adresa. Diskrimini përmes pasivizimit të adresave të venbanimit ka qenë fatal për komunitetin shqiptar ne Medvegjë dhe kjo praktikë diskriminuese ligjore është duke shkaktuar krizë të thellë humanitare edhe politik
– Cilat jane Pasojat e Pasivizimit të Adresave të Shqiptarëve në Luginë të Preshevës ?
– Diplomatët ndërkombëtar në Beograd e kanë theksuar disa herë në kushte anonimiteti se diskriminimin sistemik të shqiptarëve në Serbi e kanë mundësuar edhe Prishtina e Tirana. Por sipas të gjitha gjasave ato nuk do të mund të heshtin edhe gjate: pasivizimi i adresave është intensifikuar dukshëm vitin e fundit në Bujanoc edhe Preshevë.


Leave a Reply