Ish-kreu i Institutit Për Studimin e Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit ISKK, ka postuar në faqen e tij në Facebook, profilin e Lekë Imerajt, shkrimtarit të tanishëm dhe oficerit të dikurshëm, përgjegjës për torturat e të burgosurve të Qafë-Barit gjatë dhe pas revoltës së 22 majit 1984. Kujto.al e sjell të plotë këtë shkrim, bashkë me dëshminë e njërit prej të burgosurve, Lekë Mirakaj, dhënë për emisonin Dosja K, ku përmend pikërisht oficerin Lekë Imeraj
Nga Agron Tufa
Sot Lekë Imeraj është një person i respektuar. Së paku, së jashtmi. E quan veten “shkrimtar” (aq sa ka të drejtë ta quaj veten kushdo që bërllokun e shkronjave e hedh dhe e boton me paret e veta), por këtë alibi ia ka ushqyer edhe e ashtuvetëquajtuna “Shoqata e shkrimtarëve” të Shkodrës, anëtar i së cilës pretendon se është. Nuk e di në ekzistojnë (pas rënies së LSHA të Shqipërisë) degë të një trungu të vdekur, por e zëmë se ekziston. Asgjë të keqe nuk ka. Atëherë a ia ka idenë kjo shoqatë se kush është anëtari i saj, Lekë Imeraj, i cili promovon librat e vet (ndër to dhe mbi “diktaturën”) me emrin e kësaj shoqate? Kuptohet që biblioteka publike e Shkodrës “Marin Barleti” ku bëhen promovimet e librave të tij, ashtu dhe studiot televizive që transmetojnë intervistat e çupërlinave me këtë farë personaliteti – asgjë nuk dinë e s’kanë si të dinë për Lekë Imerin e para vitit 1991. Me një gërmë shtesë në fund të mbiemrit ai tashmë është një “personalitet tjetër”, shkrimtari, psikologu, azilant politik në Gjermani dhe aspak jo më Oficeri i Drejtimit i Drejtorisë së Zbatim-Vendimeve Penale në MPB (1983-1991), një bishë e pangopur, e tejzellshme në sherbim të terrorit më të egër të diktaturës. Është protagonisti i zi i shtypjes së Revoltës së 22 majit 1984 nga të burgosurit politikë, në krye të forcave speciale nga MPB. Është bash njai, sipas dhjetëra të mbijetuarve, që merr megafonin në dorë dhe nga lartësia e Vendrojës u jep ultimatum të rebeluarve të dorëzohen për 5 minuta. Pastaj e flak megafonin, që rrokulliset nëpër gurë. Fill pas kësaj “bunace” 5-minutëshe fillon sulmi i bishave të Lekë Imerit në kamp tok me togën e policisë së Edmond Cajës. Dihen rezultatet e asaj masakre: Sandër Sokoli vdes në tortura, Konstandin Gjerdeni merr plumb në shpatull, dhjetëra të rrahur për vdekje (Ahmet e Skënder Tufa, Haxhi Baxhinovski, Bedri Blloshmi, Bajram Vuthaj, Dush Martini, etj.) dhe në fund, dy të pushkatuar me gjyq: Tom Ndoja dhe Sokol Sokoli. Kjo qe vepra e “shkrimtarit” Lekë Imeri në bashkëpunim me kriminelin Edmond Caja në burgun e Qafë-Barit me 22 maj 1984. Për ironi, kjo dyshe e zezë e MPB Imeri-Caja sot gjenden me azil politik në Gjermani.
Në një replikë të para dy viteve, Lekë Imeri replikon “ashpër” me ish-të burgosurin e QB Lekë Mirakaj, duke bërë presion në stilin e “psikologut” dhe i kërkon atij “t’i lypë ndjesë” publike për shpifje (Zot ruana fiqirin!).
Unë personalisht, duke besuar se shpreh dëshirën e mijëra njerëzve për drejtësi, propozoj, që kur në Shqipëri të kthehet sërish shteti demokratik, kur të bjerë neodiktatura, atëherë këta kriminelë duhet, që në marrëveshje me shtetet ku janë strukur dhe në bazë të kallëzimeve penale, të ekstradohen në Shqipëri, apo kudo tjetër, në Hagë, nëse doni, që të japin llogari para drejtësisë, njëlloj siç është bërë jo pak herë me eksponentë të lartë e të thjeshtë të nazizmit.
Ndërsa për ta restauruar të plotë portretin e “shkrimtarit” Lekë Imeraj, ndiqni se përmes cilës “kudhër” është kalitur kjo kudër:
Lekë Imeri nga Lekbibaj Tropojë. Me arsim 2-vjeçar pedagogjik. Oficer kufiri dhe policie
Karriera kryesore:
1976-1979 instruktor në Repartin 305 Sarandë
1979-1982 zëvendëskomandant i Repartit 305 Sarandë
1982-1983 komandant i Repartit 315 Lezhë
1983-1991 oficer drejtimi i Drejtorisë Zbatim Vendime Penale në MPB
1991-1992 drejtor i Burgut të Tiranës
Dëshmia e Lekë Mirakajt dhënë në emisionin Dosja K, të gazetares Admirina Peçi, në Report TV, ku flet edhe për revoltën e Qafë-Barit dhe oficerin Lekë Imeraj:
Të burgosurit aty e vunë përpara policinë. Policët e lëshuan, e dorëzuan kampin. Pastaj erdhën forcat e ndërhyrjes së shpejtë, reparti 326, zëvendësministri Zylyftar Ramizi dhe një zëvendësministër tjetër. Filluan tratativat me atë grupin e të burgosurve. Nga eksperienca e Spaçit, njerëzit ishin pak të stepur, sepse e dinin se çfarë mund të ndodhte. Por edhe ata djemtë nuk donin që të sakrifikonin të gjithë kampin dhe vendosën që të dorëzoheshin, por me disa kushte që të dënoheshin për atë që bënë, por jo të keqtrajtoheshin fizikisht. Kur vendosën këta që të dorëzoheshin, Zylyftar Ramizi u bë trim. E mbaj mend si sot. Kishte hipur mbi tarracën e derës dhe e ngriti zërin. Jo vetëm që s’e mbajtën fjalën, por sapo u dorëzua i burgosuri i fundit, filluan t‘i torturonin në mënyrë çnjerëzore. Një infermiere që vinte na mjekonte herë pas here, na tha që aq shumë i kishin torturuar, saqë vetë kryetari i degës largohej kur i torturonin, se nuk mund t’i shihte. Po ta shohësh fotografinë e Sokol Zefit dhe të Tom Ndojës në muze, janë të shpërfytyruar, s’duken si njerëz, por si kufoma të gjalla. Thonë që pasi i kanë pushkatuar, u kanë nxjerrë edhe sytë, të dyve. Pastaj në kamp filloi terrori. Lanë aty një farë Lekë Ymeri, i cili ishte nga Lekbibaj, malësor demek. Ai ka bërë namin me të burgosurit, se ishte si i plotfuqishëm. Pothuajse ndaj të gjithë të burgosurve u përdor dhuna fizike. Gjenin një pretekst të kotë, çfarëdo që të ishte, që nga vizat e çarçafit, që nga minutat e zgjimit, si e si të dhunonin të burgosurit. Pra, pas asaj ngjarjeje na kanë torturuar.
Burimi/kujto.al
“Ja roli im në révóltën e Qafë- Barit”, shkrimtari Lekë Imeraj i përgjigjet Agron Tufës: Jeni shpifës dhe genjeshtar i pashoq…

Përgjigje publike z. Agron Tufa!
Portreti i fánàtikut që “prodhon” krìmínélë!
Agron Tufa! Një emër tani i njohur për shumë shqiptarë por, mjerisht si fánàtik, sharlatan. Për një të tillë mund të shkruash shumë, por mund të mos shkruash edhe asgjë. Nëse nisesh nga personaliteti i tij, mund të shkruash shumë. Ai është një tip që vuan nga çrregullime të forta të personalitetit.
Eshtë tipi që nuk njeh as moral, as ligj. Nëse nisesh nga vlerat e tij si njeri, mund të mos shkruash asgjë. Nuk ka asnjë vlerë. Eshtë tipi i njeriut zgaver. Një sharlatan i vërtetë.
Z. Tufa, si fànàtik perfekt që është, gjatë kohës që ishte në krye të Institutit të Studimeve të Krìmève dhe Pasojave të Komunizmit, “prodhoi” vetëm krìmìnèlë. Sipas tij, LANÇl, ishte vepër krìmìnèlësh, të rënët për atdhe ishin krìmìnèlë lufte.
“Prodhoi” edhe shumë të tjerë, dhe sigurisht nuk do të ndalej nëse nuk do të ndeshej në moralin e fortë të patriotëve dhe me ligjin, e “págòsur”. Dhe ia mbathi, si i deshtuar, i humbur dhe i vetëdiskrìmìnuar.
Tani, meqënse ai nuk heq dorë dot nga pasioni i tij për të “prodhuar” armiqë dhe krìmìnelë, me tufën e tij të shpifsëve, me gjeti mua.
Z. Tufa, ju jeni një shpifës, dhe gënjeshtarë i pashoq. Jeni edhe i pabesë.
Në statusin tuaj, publikuar në fb, ju më akuzoni mua si përbindshin e rebelimit të burgosurve politikë në Qaf-Bari, me dt. 22 maj 1984.
Fantazia e juaj prej skizofreni, shkon aq larg, sa thoni se unë, paskam qënë ai që kam hypur në vendroje me megafon, u kam dhënë ultimatumin të denuarve dhe… pastaj, nën komandën time, është bërë nami.
Unë tani ju pyes: Mos jeni çmendur?
Jam shumë i sigurt se ju e dini shumë mirë se kush ka shkuar në Qafë- Bari me helikopter, kush ka hypur në vendroje me megafon, dhe se unë, ditën e rebelimit nuk kam qën ë fare në Qafë- Bari. Këto i dini ju.
Përse shpifni!? Përse gënjeni me kaq paturpësi?
Nga bindem unë se ju i dini këto?
Ju i dini nga unë. Sigurisht edhe nga të tjerët.
Ne nuk jemi takuar kurrë bashkë, por vitin e kaluar, kemi komunikuar në messenger, me kërkesën tuaj.
Ju më jeni drejtuar i pari: “I dashur z. Lekë Imeraj!
Po kërkojmë dëshmitarë okular kundër një oficeri, për dhúnén e úshtrùar mbi të burgosurit politik, në revoltën e Qafë- Barit me dt. 22. maj 1984. Pranoni ju të paraqteni si dëshmitar?”.
Unë u jam përgjigjur: “Më gëzon fakti që ju kërkoni dëshmitarë okularë. Kjo tregon se jeni në rrugën e mbarë, drejtë së vërtetës. Unë nuk jam dëshmitar okular, për faktin se, ditën e ngjarjes, gjithë ditën, kam qënë në zyrë në Tiranë, dhe jo në vendngjarje”.
Ju e pranuat faktin që ju dhashë unë, dhe përjashtimin tim si dëshmitar okular, i mundshëm. Jua dërgova edhe përgjigjen që i kisha kthyer z. Mirakaj, publikisht në fb, për akuzat që më bënte.
Kemi biseduar edhe për z. Lekë Miraka. Juve ju shqetësonte fakti, përse ai refuzonte të dilte dëshmitar në gjyq për ngjarjen. Madje, u shprehët: Sa i poshtër që po tregohet, dhe më pyetët, nëse kisha ndonjë version për refuzimin e tij.
“Nuk mund të them gjë, nuk i di arsyet e tij”, ju thashë unë.
Për këtë po ju mendoj i pabesë.
Dhe tani, kini durim dhe lexoni të vërtetën mbi aktivitetin tim lidhur me rebelimin e disa të burgosurve në Qafë-Bari:
Me datën 22 maj 1984 (ditën e rebelimit), në orën 14,35 minuta, nga zyra ime në Tiranë, jam lidhur në telefon me komandantin e burgut të Qafë-Barit. E mbaj mend shumë mirë orën pasi, kisha rreth 50 minuta që kisha bërë kërkesën në centralin telefonik civil për lidhje. Më kërkohej urgjent informacion lart për rebelimin. Në atë kohë, Drejtoria e Burgjeve nuk kishte lidhje direkt me burgjet dhe lidheshim nëpërmjet centralit telefonik civil. Me komandantin e burgut, kam zhvilluar këtë dialog:
Unë: Hë komandant, si duket gjendja?
Ai: Gjendja është normalizuar. Në orën 13,00 u rivendos situata normale. Grupi i rebelëve u dorëzua menjiherë pas ardhjes së zëvendësministrit dhe kuadrot e tjerë nga Tirana. (këtë e ka thënë edhe z. Mirakaj, në monologun tij). Zëvëndësprokurori i Përgjithshëm mbushi flatëarrestet e të dyshuarve si organizatorë të rebelimit dhe i dërguam në Degën e Punëve të Brëndshme Pukë. Na njoftuan se kanë arritur.
Unë: Ka demtime në njerëz nga palët?
Ai: Jo. Në njerëz nuk ka demtime, nga asnjëra palë. Ka vetëm demtime materiale tek të denuarët…
Pra, siç e shikoni, z.Tufa, nuk kam qënë me magafon në vendrojen e burgut, por në zyrën time në Tiranë. Fantazia e juaj, si shpifës, ia kalon edhe Jul Vernit.
Unë vërtetë kam shkuar atë ditë në Qafë- Bari por, vonë, rreth orës 22-23, atëherë kur gjithkush dhe gjithçka flinte, me përjashtim të rojeve të burgut.
Unë, edhe nëse isha ai që më mendoni ju, nuk kishte mbetuar asgjë për mua. Jam njohur me informacionin e komandës për zhvillimin e ngjarjeve, për arrestimin e të dyshuarve si organizatorë të rebelimit, për vdèkjèn e një të bùrgósuri etj.
Të nesermen, bashkë me komanden kemi bërë riorganizimin e vendeve organike tek të denuarët pasi kishte shumë ndryshime për arsye se disa u transferuan dhe të tjerë u shkarkuan.
E vërteta është se unë, të nesermen, pasdite, jam larguar nga burgu. Natyrisht që më vonë kam shkuar aty, në funksionin tim, ashtu si dhe tek të gjithë burgjet e tjerë.
Funksioni im, në Drejtorin e Burgjeve, ka qënë ai që sot, në burgje, quhet “punonjës social”. Unë nuk kam pasur forca ushtarake nën komandën time, nuk kam drejtuar dhe as komanduar të tilla.
Eshtë folur se unë, si dorë e hekurt, kam shkuar me helikopter nga Tirana për të shtypur rebelimin, një shpifje tjetër e rradhës kjo. Me helikopter kanë shkuar Zëvëndësministri i Punëve të Brendshme, Zëvëndësprokurori i përgjithshëm dhe drejtori i burgjeve.
Eshtë folur se unë, kam urdhëruar arrestimet e të dyshuarve si organizatorë të rebelimit. Kjo është fantazi skizofrenësh. Siç e thash më lart, unë gjatë gjithë kohës të zhvillimit të ngjarjeve kam qënë në zyrë, në Tiranë, dhe jo në vendngjarje. Por edhe sikur të kisha qënë prezent, ç’punë kisha unë me arrestimet, kur aty ishte Zëvëndësprokurori i Përgjithshëm, njeriu kompetent për lëshim urdhërash arresti, në gjithë republikën.
Kjo është e vërteta mbi ngjarjen.
LEXONI EDHE: DENONCIMI – Kush është xhelati i rèvóltës së Qafë Barit, antari i Shoqatës së Shkrimtarëve të Shkodrës…
Juve, z. Tufa, duket se nuk ju shqetëson aspak ngjarja. Juve ju intereson lufta kundër meje, ajo që është në natyrën tuaj, luftë kundër të gjithë atyre që nuk janë si ju. Si fánàtik që jeni, juve ju duhen gjithmonë àrmiq, krìmínélë, dhe nëse nuk i gjeni dot, i prodhoni vetë. Dhe tani mendoni, se më “prodhuat” mua.
Fakti që ju më sulmoni mua, edhe si shkrimtar, është prova më e qartë për këtë që po them. Sulmi juaj mbi mua, më ngjan me thenien e shkrimtarit gjerman, Kurt Tuholski, në kohën e Hitlerit. Kur Hitleri mori pushtetin, filloi djegien e librave dhe pérsèktimin e shkrimtarëve. Tuholski tha: “Aty ku digjen librat, do të vrìtén njerëzit”. Dhe vërtetë ashtu ndodhi. Edhe qëllimi juaj është që të digjen librat, të pérsèkutohen shkrimtarët dhe të vrìtén njerëzit.
Unë jam shkrimtar dhe përkthyes. Deri tani kam shkruar dhe përkthyer 25 libra (janë në treg) dhe 4 të tjerë i kam të gatshëm. Librat e mi, janë të redaktuar nga njerëz shumë të ditur të kombit tonë, nga akademikë, profesorë, filozofë, shkrimtarë, psikologë, me tituj dhe grada shkencore. Por, me tituj dhe grada shkencore të fituara me djersë, pa vjedhje apo plagjiaturë, siç flitet për ju.
Me paturpësinë tuaj, ju guxoni të shkoni aq larg, në luftën ndaj meje si shkrimtar, sa guxoni të atakoni edhe Shoqatën e Shkrimtarëve Shkodër. Por, ju jeni edhe mjaft injorant, në lidhje me librin. Akoma nuk e keni mësuar se, prej tri dekadash, nuk ka më LSHA por shoqatë shkrimtarësh. Shoqatat e shkrimtarve nuk janë organizma politikë që të bejnë “sitje” të shkrimtarëve sipas bindjeve politike apo urdhërave tuaj.
SHSHSH (Shoqata e Shkrimtarëve Shkodër) është njëra me traditat më të mira kombëtare.
Këtu po e përfundoj përgjigjen time ndaj jush.
E di se ju dhe ata të tëfës tuaj, do ta kundërshtoni. Ju dhe ata bashkë do të mundoheni të prodhoni gënjeshtra dhe shpifje të tjera, gjë që është kusht për shpifësit dhe gënjeshtarët. /Nga Lekë IMERAJ, shkrimtar dhe përkthyes/
Burimi/shkodraweb.com


Leave a Reply