Një ndër dukuritë që nxorri në pah ky tallazim i shoqërisë ishte dhe dalja mbi ujë e shkencëtarëve, novatorëve dhe shpikësve politikë.
Në faqe personale apo grupe w.app – i vazhdojnë lulëzojnë skema dhe platforma se si, për shembull, populli do të qeverisë drejtpërdrejtë vendin.
Shokë! Zotërinj! Kapedanë!
Fitojnë flamingot apo Rama & Berishajt.SH.A, fitojnë liberalët apo konservatorët, a bëhet Shqipëri e re apo plaket më fort kjo e vjetra, forma e regjimit KJO QË ËSHTË do të mbetet: republikë.
Me shumë gjasa, në rastin më të mirë, do të bëhet realisht republikë parlamentare.
Në parlament, me a pa revolucion, PËRFAQËSUES TË PARTIVE do të futen. Në rastin më të mirë, prej protestës partitë dhe sistemi INSHALLAH demokratizohen!
Pasi gjithçka të ketë mbaruar, POLITIKA dhe vetëm ajo do të vazhdojë të bëjë politikën! Në rastin më të mirë, mund të rritet roli i qytetarisë!
Mjeshtrat e manipulimit të turmave ( Soros, në rastin tonë ) që në krye të herës ia bënë mendjen pordhë një pjese të protestuesve dhe të popullit duke u thënë:
1 – Protesta nuk duhet të ketë kokë
2 – Protesta nuk duhet të faktorizojë njeri
3 – Protesta duhet të mos lejojë në asnjë mënyrë lindjen e një force të re politike
4 – Protesta do të djegë politikën e vjetër dhe populli i flamingove do të prodhojë “Shqipërinë e re”.
Mjaftojnë tre pikat e para për të kuptuar që pika 4 është tallje mendere vulgare fare!
Në këtë kontekst lindën dhe racionalizatorët, novatorët, çpikësit dhe gjenitë e platformave futuriste shtetërore, për një Shqipëri që është e mbytur në fyt nga krimi i organizuar dhe korrupsioni.
Dehja ka një kufi, dreqi e mori! Do ta kuptosh ti që ke 65 ditë që bërtet “Raaama jepe dorheeeqjeen” që nuk ke ndërtuar asgjë edhe sikur Rama ta japë dorëheqjen? A do ta kuptojë ky popull se problemi do ikë? Atëhere ne do të shohim që tufa e defiçentëve, delirantëve dhe maskarenjve nuk është as grup, jo më parti. Do të kuptojmë që në majin e ardhshëm s’kemi menduar kë do zgjedhim nëpër bashki. Do të ndjejmë që paraja e madhe ( oligarkia ) e paçmontuar, do të emërojë dhe asgjësojë kë do vetë.
Burimi/Facebook


Leave a Reply