Në kërkim të zbardhjes së fatit të personave të zhdukur, Kryeministrit Kurti ia mundësuan shkuarjen në fshatin Kolludër të Zubin Potokut “Dada Razë”, “Dada Rrushe”, “Dada Lume”, së bashku me Bedri Hamzajn dhe disa nga “gjeneral kakat” e luftës e të politikës, për të zhvilluar gërmime në kërkim të mbetjeve mortore të shqiptarëve të vrarë, të fshehura në një varrezë masive në atë lokacion.
Pa këta “gjeneralë”, gërmimet në Kolludër për varrezën masive nuk do të ishin zhvilluar dhe as nuk do të ishte zbuluar kurrë.
Ka rrezik të dalë Gazi i Pejës e të thotë se edhe për këta të zhdukur paska ditur Albini, pastaj i paska thënë Sfeçlës: “Shko e gërmo.”
Njësoj siç thoshte dikur Gazi për armatimin: “Dikush e ka çuar aty armatimin dhe i ka thënë Kurtit: shko e merre.”
Kjo ishte politika e atyre që bashkëpunuan me Listën Serbe dhe Beogradin, të cilët vendosën “gurin e kufirit” mbi Urën e Ibrit.
Kurti ishte ai që u tha ndërkombëtarëve dhe kundërshtarëve të tij politikë: “Ruajeni atë urë, ndoshta një ditë do t’ju duhet për muze. Unë po i ndërtoj dy ura të reja dhe, me ndërtimin e tyre, ua pshurri projektin e atij ‘guri kufiri’ mbi Ibër.”
Sipas asaj që kemi parë, pa këmbënguljen e Kurtit nuk do të ishte bërë i mundur largimi i strukturave kriminale nga veriu, heqja e barrikadave dhe e postblloqeve që kontrollonin urën, si dhe zhvillimi i gërmimeve që çuan në zbulimin e varrit me mbetje mortore në Kolludër.
Burimi/Facebook


Leave a Reply