Bashkimi Europian që prej datës 3 shtator nuk do të importojë më mish dhe produkte të tjera shtazore nga Brazili. Sepse Brazili nuk respekton rregullat e përdorimit të antibiotikëve te kafshët.
Brazili ka futboll të shkëlqyer por mishin do ta kishim më të mirë ne.
Them do ta kishim sepse në kushtet aktuale të rrallë kanë mbetur ata fermerë që kjo punë i nxjerr me fitim.
Fermeri ynë paguan naftën shtrenjtë, plehrat kimike shtrenjtë, ushqimin për bagëtinë shtrenjtë dhe mbështetet minimalisht nga shteti.
Në fund, konkurron me importe që shpesh hyjnë në treg me çmime shumë më të ulëta, ndërsa prodhimi vendas e siguron tregun me veshtirësi.
Ka më shumë se tre vite që as restorantet nuk e preferojnë më mishin e fshatit ( jo të gjithë natyrisht) sepse tregu po tejngopet me mishin e importit.
Po artikulojnë zhvillimin e bujqësisë, por fshati po zbrazet, stallat po mbyllen dhe çdo ditë ka më pak njerëz që besojnë se mund të jetojnë me punën e tyre, në këtë sektor.
Importimi pa kriter i mishit, qumështit, pluhurit të qumshtit por dhe vajir të palmës, nuk po dëmton vetëm fermerët e vegjël dhe prodhimin vendas por mbi të gjitha dëmton rëndë shëndetin tuaj.
Stop importit të mishit brazilian!


Burimi/Facebook


Leave a Reply