Në komunën e Bujanocit sot u zhvillua një takim midis përfaqësuesve të Qeverisë së Serbisë dhe përfaqësuesve të komunave shqiptare në Luginën e Preshevës.
Në takim morrën pjesë, kryetari i Trupit Kordinues Qeveriar për Luginën, Zoran Stankoviq, kryetarët e komunave dhe liderët e partive në Bujanoc, Medvegjë dhe Preshevë si dhe shefi i zyrës së OSBE-së në Luginën e Preshevës, Erik Manton.
Gjatë këtij takimi u bisedua për shumë çështje aktuale që shqetësojnë shqiptarët e Luginës së Preshevës, duke filluar nga të drejtat dhe liritë kolektive, përdorimin e gjuhës, simboleve nacionale, kthimin e të shpërngulurve, arsimin, integrimin e shqiptarëve në institucionet publike, dhe kështu me radhë e deri tek situata katastrofike ekonomike në këto komuna.
Kryetari i Komunës së Bujanocit, Nagip Arifi deklaroi se, ky takim ishte i karakterit përgaditorë rreth dokumentit (platformës) 9 pikëshe, të cilin e kanë përkatitur subjektet politike shqiptare dhe që përmban gjitha problemet që tangojnë qytetarët e Luginës së Preshevës, njofton korrespodenti i agjencisë së lajmeve INA.
Kryetari i Komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa tha se, kërkesat e shqiptarëve për avancimin e pozitës së tyre në këtë rajon i janë prezantuar përfaqësuesit të Qeverisë së Serbisë, dhe se i njejti i ka pranuar kërkesat e parashtruara.
Kryetari i Trupit Koordinues, Zoran Stankovic deklaroi se është njoftuar me kërkesat e liderëve të shqiptarëve të Luginës së Preshevës dhe se të njëjtat do t’ia prezantoj Qeverisë së Serbisë.
“Në bashkëpunim me ministritë përkatëse do të mundohemi të gjejmë zgjidhje për kerkesat e parashtruara në takim. Me rëndësi më të madhe është zhvillimi ekonomik dhe përmirësimi i standardit të jetesës në këto treva. Kërkesat tjera me prioritet janë: mbarimi i Spitalit të Gjinekologjisë në Preshevë, fillimi dhe mbarimi i ndërtesës së fakultetit ekonomik në Bujanoc, zgjidhja e bursave për nxënësit e shkollave të mesme dhe studentëve, fillimi i prodhimtarisë i ndërmarrëjes shoqërore ‘Gumopllastika’ dhe dy fabrikave të tjera në Preshevë”, tha mes tjerash kryetari i Tupit koordinues, Zoran Stankovic. (Rijad Demiri-INA)
Per”Alba – Dansk” SHkodrani


Leave a Reply