Komisioni Evropian nuk e ka ndërmend ta tërheq apo modifikoj mekanizmin e quajtur “klauzola mbrojtëse”, i cili parashikon mundësi për pezullim të përkohsëm të regjimit pa viza që BE-ja e ka me vendet që nuk janë anëtare të saj.
Këtë e deklaroi sot Mikele Çerkone, zëdhënës i eurokomisioneres së punëve të jashtme Sesilia Malmstrom.
Ai shtoi se, KE-ja vazhdon ta mbështetë propozimin e tij, sepse siç tha, bëhet fjalë për “propozim të qartë dhe të urtë dhe pason pas kërkesës së Këshillit dhe PE-së”.
“Fillimisht dua t’i shkatërrojë të gjitha spekulimet se ky mekanizëm që KE-ja e propozon është vetëm me qëllim që në të ardhmen të mundet të prezullohet regjimi pa viza për vendet e Ballkanit Perëndimor. Përkundrazi “klauzola mbrojtëse” do të ishte për të gjitha vendet që kanë përfitim nga liberalizimi i vizave. Ndryshe, situata është e qartë, e ajo që Komisioni dha propozim për vendosjen e klauzolës dhe tani janë ne rend Këshilli dhe Europarlamenti të arrijnë marrëveshje. Tash për tash, situata është në fazën të vdekur”, thotë zëdhënësi Çerkone.
Siç dihet KE-ja ka dhënë propozim që ta miratojë mekanizmin “klautzola mbrojtëse” me të cilin Komisioni në të ardhmen do të mundet përkohësisht ta pezullojë regjimin pa viza për vendet, me të cilat BE-ja e ka vendosur për shkak se disa vende nga Evropa Perëndimore janë ankuar në fluks të azil-kërkuesve nga vendet e Ballkanit Perëndimor, para se gjithash nga Maqedonia, Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.
Përkundër insistimin, propozimi i KE-së është tërësisht i bllokuar në Këshill dhe në Parlamentin Evropian dhe vështirë se mund të vendoset.
Liderët e vendeve-anëtare të BE-së dhe europarlamentarët nuk munden aspak të arrijnë marrëveshje nëse një mekanizëm i këtillë duhet të vendoset edhe krahas asaj që të njëjtin e kërkuan gjashtë vende-anëtare të Unionit. (INA)
Per”Alba – Dansk” SHkodrani


Leave a Reply