Studenti shqiptar nga Tërnoci i komunës së Bujanocit, Muaz Ahmeti u vra të premten në Siri si pjesëtar i forcave kryengritëse siriane kundër regjimit të Bashar Al Asad.
Një nga familjarët Ahmeti informoi për agjencinë e lajmeve INA mbi vdekjen e djalit të tyre, që ishte pjesëmarrës në konfliktin disa mujor që po zhvillohet në Siri. “Si familje përmes telefonit jemi informuar dje për birin tonë që ka rënë në luftën në Siri”, theskuan për INA, familjarët e Muaz Ahmeti, me ç`rast nga dita e sotme është hapur pritja e ngushëllimeve në fshatin Tërnoc.
Muaz Ahmeti, lindi në Tërnoc, më 30 mars të vitit 1990. Studimet i kishte filluar në Kairo të Egjipt, në vitin 2008. (R.Demiri/INA)
Per”Alba – Dansk” SHkodrani


Leave a Reply