Në emër të Kryesisë së Shoqatës “Alba – Dansk” përcjellim , urimet më të përzemërta të gjithë besimtarve të besimit Kristian ! Me rastin e festës së Pashkëve ju dëshirojmë çdo të mirë në jetë.: “I Lutemi zotit që kjo festë e madhe t`ju gjejë me shëndet të mirë, me gëzime e begati, mes më të dashurve tuaj.
Kjo ditë është dita e shenjtë e ringjalljes së shpirtit njerëzor dhe e ripërtëritjes së besimit te Zoti. Urojmë që, në këtë ditë të gëzuar të mbretëroj , paqja, dashuria dhe mirëkuptimi në mes shqipëtarëve .” Edhe kjo festë , është një simbol i rilindjes së besimit në ideale madhore, i përkushtimit ndaj vlerave shpirtërore dhe i thellimit të dashurisë ndaj njëri – tjetrit.” .
Le të shërbejë kjo ditë hyjnore për të reflektuar, por edhe për të evidentuar më shumë vlerat tona të përbashkëta fetare dhe shpirtërore.
Ditën e Pashkëve, që njihet edhe si Diela e Pashkëve, së bashku në familje dhe në shoqëri festohet fitorja e Zotit, Jezu Krishtit, ngjallja e tij prej së vdekuri, po sa të zgjohen besimtarët hanë bukën e bekuar dhe ushqimet e tjera (djath, hudhra, vezë, kripë etj).
NE KEMI BAJRAM E PASHKË
POR SHQIPTARINË E KEMI BASHKË .
At.Gjergj Fishtës.
Gëzuar festën të gjithë besimtarëve Kristëjan, jetë të gjatë dhe të lumtur !
Kryesia e Shoqatës Alba – Dansk
Danimarkë , 12 Prill 2020


Leave a Reply