– Historia na mëson se interesi kombëtar kërkon nga Qeveritë:
1. përgjegjësi madhore për Vendimet e saj;
2. transparencë të plotë me publikun;
Përndryshe- ka tradhëti.
Shkodra për Shqipërinë, gjithmonë ka qenë më shumë se një qytet. Ajo ka qenë e mbetet një simbol i:
– qëndresës shqiptare;
– identitetit kombëtar dhe;
– kulturës Europiane;
– territor i madh verior, me lidhje ujore e detare, i shtetit shqiptar.
Pikërisht për këto arsye të mësipërme,
çdo zhvillim që e ka prekur dhe prek Shkodrën, kurdoherë, nuk mund të trajtohet si një procedurë e zakonshme administrative, a diplomatike e Qeverive; pa transparecë e konsultë popullore.
I. Historia na ka lënë një mësim të hidhur:
Në pranverën e vitit 1913, pas më shumë se gjashtë muajsh rrethim heroik, Shkodra u përball jo vetëm me sulmet e ushtrive malazeze e serbe, por edhe me krizën e brendshme të komandës. Më 30 janar 1913 u vra në atentat (thuhet i përgaditur) Hasan Riza Pasha, komandanti që kishte organizuar mbrojtjen e qytetit për 6 muaj me rradhë, duke refuzuar dorëzimin tek ushtritë serbo-malezeze. Është përhapur opinioni mediatik se pas këtij eliminimi, Esad Pashë Toptani dorëzoi Shkodrën (Çelsin e Artë), më 23 prill 1913, forcave të Mbretit Nikollë të Malit të Zi. Kjo është cilësuar si akt kapitullimi, dorëzimi për interesa vetiake,- si një nga episodet më të rënda të tradhtisë politike në historinë moderne shqiptare( shek XX).
Megjithatë, historia nuk përfundoi aty dhe atë moment tradhëtie. Falë presionit të fuqishëm diplomatik dhe ushtarak të Austro-Hungarisë, me mbështetjen e Gjermanisë dhe në kuadrin e vendimeve të Fuqive të Mëdha, – Mali i Zi u detyrua të tërhiqej menjëherë nga Shkodra. Qyteti mbeti pjesë e shtetit shqiptar, ndërsa më pas u krijua Principata e Shqipërisë dhe në fron u vendos Princ Wilhelm zu Wied (Vidi).
Ky episod dëshmon se Shkodra nuk është ruajtur vetëm nga rrethimi me topa fhe shpata (1468-78) a me armë për shekuj me rradhë. Shkodra është mbrojtur edhe me diplomaci:
– me aleanca dhe vendime strategjike, duke pasur si busull vetëm interesin kombëtar.
Historia na mëson se mbetet parim i pacënueshëm për çdo Qeverisje që ;
Çdo vendim që prek Shkodrën duhet të jetë plotësisht transparent,
– i argumentuar në çdo prizëm, si dhe;
– i mbështetur mbi interesin kombëtar.
Këto pyetje burojnë nga historia, kujtesa e një kombi që:
– ka paguar shtrenjtë sa herë vendimet janë marrë pa transparencë ose pa mbrojtur plotësisht interesin e tij.
Historia nuk ka qëllim të na imponojë të rinovojmë armiqësitë e së kaluarës; por ama, ajo na imponon të mos harrojmë mësimet që rrjedhin prej saj. Shkodra e vitit 1913 na mëson se:
Vigjilenca qytetare, transparenca shtetërore dhe përgjegjësia kombëtare janë garancia më e mirë:
– që gabimet e së kaluarës të mos përsëriten në forma të sofistikuara, të reja.
Sepse qeveritë janë kalimtare; por Shqipëria është e përhershme. Dhe Shkodra mbetet një nga gurët e themelit të saj.
—————————
II. Prap këto ditë të fundit, ngrihet debati :
– për një marrveshje të re, jo transparente, Serbo-Shqiptare, mundësinë e hapjes së një Konsullate të Serbisë në Shkodër. Kjo ka ringjallur ndjeshmëri kritike në opinionin publik në Shqipëri dhe Kosovë; në Shkodër nisi një demostratë.
Natyrisht, nuk mund të barazohet një
vendim diplomatik sado i gabuar, i këtyre kohëve, me rrethimin ushtarak 6 mujor,1913. Por dalin disa mësime prej saj. Në këto rrethana të këtij Vendimi ende të pazbardhur, qytetarët u ngritën në Protestë mr disa pyetje legjitime:
* Pse u zgjodh pikërisht Shkodra për Konsullatë Serbe?
* Cili është interesi konkret i Shqipërisë. Çfarë përfiton shteti shqiptar?
* A janë konsultuar institucionet përgjegjëse dhe Republika e Kosovës për një çështje me ndjeshmëri të tillë?
———————-
3. Megjithatë, në të dy rastet,1913 & 2016, kanë një element të përbashkët:
Shkodra mbetet një pikë kyqe interesash me rëndësi të veçantë kombëtare.
Çdo vendim për Shkodrën kërkon kujdes, përgjegjësi, transparencë dhe përgjegjësi.
Reagimi qytetar:
– ishte i menjëhershëm. Dhjetëra qytetarë protestuan në Shkodër, duke kundërshtuar këtë ide dhe duke kërkuar rishqyrtimin e saj. Në pankartat e tyre shkruheshin mesazhe si:
– “Kosova është Shqipëri” dhe
– “Besa e shqiptarëve është e shenjtë”.
Gjatë protestës u shprehën:
– akuza politike ndaj qeverisë, ndërsa
– organizatorët kërkuan debat të hapur publik.
Në një Shtet me demokraci funksionale:
– protesta nuk është argument se një vendim Qeverie është i gabuar.
– Është një sinjal për një shqetësim real në një pjesë të opinionit publik. Dhe kjo kërkon shpjegim transparent:
Institucionet janë të detyruara të shpjegojnë objektivisht arsyet e çdo Vendimi Strategjik.
Në këtë kontekst, dalin disa pyetje të natyrshme:
* Pse u zgjodh si vend për Konsulatën Serbe pikërisht Shkodra?
* Cili është interesi jonë konkret shtetëror?
* Çfarë përfiton Shqipëria nga ky hap?
* A është konsultuar me Republikën e Kosovës për këtë zhvillim,me vëllezrit tonë Shqiptarë por me ndjeshmëri të të thellë politike ndaj Qeverisë Serbe?
Këto janë pyetje për diplomacinë, në emër të transparencës dhe të interesit kombëtar; të cilat ende nuk janë marrë përgjigje.
Problematika:
Serbia vazhdon të mos e njohë pavarësinë e Republikës së Kosovës. Ende mbeten të hapura shumë çështje politike dhe historike ndërmjet dy vendeve.
Historia nuk duhet përdorur për të ushqyer armiqësi; gjithësesi ajo duhet të shërbejë si kujtesë. Kujtesa na mëson se Vendimet që prekin interesat Kombëtare,
duhet të merren:
– me përgjegjësi,
– me transparencë dhe
– me konsultim të gjerë.
Qeveritë ndryshojnë. Politikat ndryshojnë. Marrëdhëniet ndërkombëtare evoluojnë.
Por një parim mbetet i pandryshueshëm:
– kur bëhet fjalë për çështje me peshë historike dhe kombëtare, qytetarët kanë të drejtë të kërkojnë shpjegime, ndërsa shteti ka si detyrimin t’i japë ato, me transparencë dhe komunsens.
Historia e Shkodrës nuk presupozon frikë; por vetëm kujtesë, vigjilencë; kërkon që interesi kombëtar të mbetet gjithmonë E PARA, mbi çdo llogari politike…, të interesit të ditës.
Dr. Gjin Noku
Durrës, më 04.08.2026
Burimi/Facebook


Leave a Reply