PASHKËT JANË NJË FESTË E NGJALLJES SË KRISHTIT!
FESTË E JETËS
FESTË E PAQËS
FESTË E DRITËS
FESTË E NGADHËNJIMIT
PASHKËT FESTË KALIMI nga erresira ne drite
FESTË E GËZIMIT
FESTË E DASHURISË
FESTË E BESIMIT
FESTË E BASHKIMIT
FESTË E TAKIMIT
FESTË PËR TË GJITHA FAMILJET
FESTË E TË GJITHA FESTAVE
E ENJTA E MADHE
E PREMTJA E MADHE – MUNDIMET DHE VDEKJA E JEZU KRISHTIT
E SHTUNJA E MADHE – NATA E PASHKËVE
E Shtunja e Madhe është një ditë e qetë, pa kremtim liturgjik. Në këtë ditë bëhet bekimi i bukës së Pashkëve sipas tradicionit. Kremtimi i Natës së Pashkëve përbëhet prej katër pjesëve:
PASHKËT – FESTË E TË GJITHA FESTAVE
Pashkët janë një ngjarje e një misteri hyjnor. Misteri i ngjalljes së Krishtit na siguron neve, që prej vdekjes është jeta, prej pikëllimit gëzimi, kështu u bë dhe u fillua një fillim i një jete të re. Koha e jonë, rruga e jetës sonë vrapon ndërmjet ngjalljes së Jezusit dhe zbulesës së fuqisë së tij. Ne shikojmë në dritën dhe me syrin e fesë dhe me syrin e zemrës.
Pashkët janë një fitore mbi vdekjen! Pashkët janë një perspektivë e ardhmërisë për mbarë njerëzimin. Jezusi jeton! Ai u mundua dhe e përjetoi vdekjen në kryq, por ai u ngjall dhe jeton, është në mesin tonë: me ty, me mua, me ne të gjithë. Si i Kryqëzuar e si i Ringjallur u bë dhe bëhet Shëlbues i të gjithë njërëzimit. Bashkësitë tona të krishtera shkojnë së bashku me Krishtin prej vdekjes në jetë-në Ringjalljen e tij. Jezusi tha: “Unë jam Ringjallja dhe Jeta: kush beson në mua, edhe nëse vdes, do të jetoj. Edhe kush jeton edhe beson në mua, nuk do të vdesë kurrÃ
—————————————-
Ta shohim në përgjithësi simbolikën e vezës:
Në rendin e parë simbolika e vezës paraqet zanafilla nga zhvillohet bota dhe jeta në të. Simbolika e vezës është universale, që i përfshirë të gjithë popujt dhe periudhat e historisë së njerëzimit.
Sepse veza simbolizon pjellorinë, lindjen dhe jetën e re.
Që nga antika e lashtë vezën e kanë shfrytëzuar si simbol dhe metaforë romakët e vjetër, Persia e lashtë, Egjipti dhe Kinezët veçantin gjatë festave të pranverës. Veza në formën e vetë ovale na përkujton formën e pikës së ujit dhe farës, që ishin elementet kryesor dhe ekzistenciale për popujve e antikës së lashtë. Të cilët edhe besofshin se Toka e ka zanafillën nga veza e madhe kozmike.
————————————
Fillimisht vezët ishin të ngjyrosura me ngjyrat e hapura, simbol i pranverës, dritës së diellit dhe haresë.
Simbolika e ngjyrave të vezëve të Pashkëve:
Ngjyra e kuqe, simbolizon gjakun e Jezu Krishtit, që e derdhi për njerëzimin; simbol dashuri dhe flijimit, simbol i jetës dhe i vdekjes.
Ngjyra jeshile simbolizon të zgjuarit e natyrës, ardhja e pranverës, shpresa dhe jeta.
Ngjyra e bardhë simbolizon pastërtinë dhe dinjitetin, po ashtu edhe jetën si dhe vdekjen.
Ngjyra e verdhë, simbolizon gëzimin dhe fatin, simbol i rrezeve të diellit.
Ngjyra vjollcë, simbolizon begatinë.
Ngjyra portokall, simbolizon shpresën dhe ndërlidhë me rrezet e dritës.
Ngjyra rozë simbolizon fillimin dhe freskinë.
Kurse në fund ngjyra e zezë simbolizon errësirën dhe mëkatin e njerëzimit.
——————————————–
Domethenia e simboleve te Pashkeve
Te dashur, ne pjesmarjen tuaj ne meshen e nates se vigjiles se Pashkeve sikgurisht s ekeni pare disa simbole, te cilat zene nje vend te vecant ne Meshen shenjte, dhe do te kesh pyetur veteveten: pse ndizet dhe bekohet zjarri ne obbor te Kishes? Pse perdoret dhe ndizet nje qiri jashtezakonisht im adh? Pse bekohet uji dhe sterpiken te gjithe me te?
Ne pika shum te shkurta do te mundohemi per ti dhene nje shpjegim, ne menyr qe kur te shkoni ne Meshe dhe te shihni keto si mbole, te keni nje njohuri sadopak te vogel ne lidhje ,e keto simbole.
ZJARRI
Zjarri konsiderohet njeri nder simbolet kryesore te liturgjise se krishtere, eshte shprehja me e m adhe e ngadhenjimit te dirtes mbi erresiren, e ngrohtesise mbi ftohtesin, e jetes mbi vdekjen.
Ne javen e madhe, pikerisht ne et Shtunen e madhe, ky simbol arrin ngritjen me te madhe liturgjike ne ritin e bekimit te zjarrit.
ne naten e Pashkeve, ky zjarr ndizet perjashta Kishes, dhe reth tij bashkohen te gjithe besimtaret ne krye me meshtarin me qirinje te pandezur ne dore dhe nga zjarri i bekuar merret flaka dhe ndizet qiriu i Pashkeve, simboli i Krishtit te ringjallur, dhe nga flaka e qiriut te Pashkeve ndizen te gjithe qirinjet e vegjel, qe done te thote se nga Krishti i ringjallur te gjithe ne marrim dhe pranojm jeten – ringjalljen.
QIRIU
Qiriu i Pashkeve eshte simboli i Jezu Krishtit, drita e vertet qe shndrit cdo njeri.
Ndezja eketij qiriu paraqet ringjalljen e Jezu Krishtit, jeten e re qe cdo besimtar e fiton nga Jezu Krishti dhe fale drites se Tij ne shkeputemi nga erresira dhe kalojm ne mbreterin e engjejve dhe shenjterve.
Pas ndezjes se qiriut me zjarrin e ri, behet procesioni m,e qirinje te ndezur, ne drejtim te Kishes.
Ky procesion me besimtaret simbolizon popullin e ri te Zotit qe e ndjek Krishtin e ringjallur, driten e botes.
UJI
Uji eshte elementi qe mundeson dhe pastron jeten, permes ujit kryhet apo behet sakramenti i pagezimit.
Nata e Pashkeve ne te kaluaren ishte i vetmi moment qe gjate vitit administrohej sakramenti i pagzimit, ndersa tashti eshte Nata ne et cilen ne menyre te vecant perkujtojm dhe ripertrijm premtimet e pagzimit, eshte momenti ne te cilin besimtari behet pjese e ringjalljes se Krishtit, qe paraqet kalimin nga vdekja ne jete.
VEZA E PASHKEVE
Ne fakt, veza per formen dhe substancen e saj shume te vecant qe mban ne vetvete ka pasur gjithmon nje rol shum te rensishem dhe nje domethenie te madhe, eshte definuar si: simboli i jetes, simboli i misterit.
Qysh ne kohet e lashta vete toka ishte konsideruar si dy pjes te te vetmes veze te ndare ne dy pjes, dhe vezet ishin simboli i kthimit te jetes.
Thuhet se edhe greket, kinezet dhe persianet i shkembenin vezet si dhurat per festat e Pranveres, e njejta gje behej edhe te egjiptjanet, te cilet shkembenin mes vete vezet e ngjyrosura si urim per fillimin e “Vitit te Ri” qe ateher ishte i bazuar ne baze te stineve te vitit.
Vezet konsideroheshin edhe si simbol i frytshmerise, pothuajse gati si nje magji, per arsye te lindjes te nje qenie te gjalle nga nje subjekt keshtu i vecant, qe ne ate kohe ishte e pashpjegueshme.
Ne kohet e lashta vezet konsideroheshin edhe si subjekt qe kishin ne vete nje fuqi te vecant dhe ishte praktik te viheshin nen themelet e shtepis per ta ruajtur ate nga cdo e keqe.
Eshte shum interesante se edhe grate shtaezena mbanin afer krahrorit te vete nje veze dhe keshtu zbulonin se a eshte djal apo vajz femija qe duhet lindur.
Dometheniet e shumta dhe te ndryshme qe kishte veza para kohes se re, me ardhjen e krishterimit, veza, behet simbol i ringjalles, por jo me i n atyres, por i vete njeriut, i ringjelles se Jezu Krishtit: sikur nje zog del i gjalle nga veza keshtu Jezusi del i fjall nga varri.
Vezet e ngjyrosura me ngjyra te ndryshme paraqesin ngjyrat e pranveres dhe driten e diellit; ndersa ato te ngjyrosura me ngjyr te kuqe simbolizojn gjakun e Krishtit i cili derdhet dhe dhuron jeten te gjithe atyre qe besojn ne et.
Shkembimi i vezeve te ngjyrosura, qe eshte praktik te behet ne festat e Pashkeve, paraqet gezimin qe na dhuron ringjallja e Jezu Krishtit, gezim ne te cilin jemi te ftuar te bashkendajm me et gjithe miqt dhe dashamiret.
——————————————-
Historia e Vezës së Pashkëve
Vezët, në fakt, ndoshta për shkak të formës dhe përbërjes të veçantë, kanë pasur gjithmonë një rëndësi unike, simbolin e jetës në vetvete, por edhe të vet misterit. Qysh në kohët e paganizmit, te disa besime, “Qielli e Toka”, konsideroheshin dy gjysma të së njëjtës vezë, ato ishin simbol i kthimit të jetës.
Zogjtë përgatitnin foletë e tyre dhe i përdorshin për vezë: atëherë të gjithë e dinin se dimri dhe të ftohtit tashmë kishte kaluar.
Grekët, Kinezët dhe Persianët shkëmbenin vezë si shenjë dhurate për festat e Pranverës, po në Egjiptin e lashtë, vezët e dekoruara i shkëmbenin në fillim të “vitit të ri”, sepse në atë kohë Viti bazohej akoma sipas stinëve.
Veza gjithashtu konsiderohej edhe si simbol i fërtelitetit, për arsye se atëherë ishte e pashpjegueshme lindja e një qenie të gjallë, prej një gjëje kaq të veçantë dhe të çuditshme.
Vezët konsideroheshin si mjet magjie e fuqishme dhe kur ndërtoheshin shtëpitë i futshin nën themele për ta larguar te keqen, ndërsa për gratë shtatzëna përdoreshin për ta zbuluar gjininë e fëmijës së paralindur.
Vezët, që në shekuj kanë paraqitur stinën e pranverës, me ardhjen e Krishterimit u bënë simbol i rilindjes jo të natyrës por të vet njeriut, të ringjalljes së Krishtit si një zogë që del prej vezë, Krishti doli i gjallë prej varrit.
Simbolika e vezëve të ngjyrosura me ngjyra ndriçuese paraqesin ngjyrat e pranverës dhe dritën e diellit. Ato me ngjyrë të kuqe të mbylltë janë simbol i gjakut të Krishtit.


Leave a Reply