Kryesia e shoqates dhe anetaret e saj , urojne te gjithe mesuesit shqiptare , kudo ku jetojne e punojne , me urimin – GEZUR 7 MARSI – DITEN E MËSUESIT
Kryesis e Shoqates “Alba- Dansk”– Data 7 mars 1887 nuk shënon themelimin e Shkollës së parë shqipe
Dita e Mësuesit që përkon me datën 7 Mars 1887, në vete ngërthen dy koncepte kryesore: E para, tradita e shkollës shqipe të ketë historik tepër të shkurtër që përkon me pikpamjet sllave mbi lashtësin shqiptare në Ballkan gjë që përputhet edhe me mentalitetin sllav të komunistit Enver Hoxha dhe bashkëmendimtarëve të tij dhe së dyti, të gjitha pikpamjet dhe koncepti të jet me origjin sllave (socialiste) në mënyrë që mësuesi të zhveshet nga çdo ndjenjë shqiptare.
Sot, 7 Marsi, Dita e Mësuesit, shënohet si një ngjarje me rëndësi kulturore në gjithë vendin, ndërsa në Kosovë për herë të parë, ka filluar të festohet puplikisht, vetëm pas viteve të ’90-ta, ku mësuesi dhe shkollat shprehën gëzimin e tyre për një datë të shënuar që festohej prej katër dekadave në Shqipëri, kurse mësuesi kosovar para nxënsëve të tij nuk ka pasur mundësi të flasi haptas ngase regjimi komunist serb i kishte rrënjet edhe në shkollat shqipe. Edhe tekstet shkollore të historiografisë kosovare për këtë çështje e kanë pasur të ndaluar për të shkruar sa duhet dhe si duhet, prandaj shkencëtarët kosovarë, shumë pak e kanë thënë fjalën e tyre, (përjashtoj mundësinë e botimit të ndonjë libri viteve të fundit), me ç’rast ne po veçojmë dy karakteristika themelore:
1. Data 7 mars 1887 nuk shënon themelimin e Shkollës së parë shqipe, por shënon ditën e hapjes së Mësonjëtorës shqipe të Korçës, sepse në tokat shqiptare edhe më parë kishte shkolla shqipe, psh. Shkolla e Kurbinit 1632, Shkolla e Përdhanës 1638, Shkolla e Blinishtit 1639, Shkolla e Janjevës 1665, Akademia e Re e Voskopojes 1750, etj.
Ja tek erdhi përsëri këtë vit 7 dhe 8 marsi, dy prej festave më domethënëse për familjet shqiptare kudo që ato punojnë, jetojnë e mësojne sot.
Sot është dita e 7 marsit, Festa e Mësuesve, dhe nesër është festa e 8 marsit, Festa e Nënës. Nuk është rastësi që këto festa janë njëra pas tjetrës: a ka njerëz më të përkushtuar se sa mësuesit që bëjnë të pamundurën që nxënësit e tyre të trashëgojne atë dije të akumuluar që do t’u hapi dyer dhe horizonte të reja në jetë?!
A ka dashuri më të madhe se sa dashuria dhe sakrifica e nënës për fëmijet e saj?!
Nëse mësuesit dhe nënat kanë një jetë që ju shërbejnë fëmijëve të tyre, sot dhe nesër janë ditë ku ne, nxënësit dhe femijët e tyre, duhet t’u tregojmë mirënjohjen e thellë dhe dashurinë për ta. Një telefonatë nga larg, një kartolinë, një buqetë me lule, një fotografi apo portret fëmijërie, pak minuta të shpenzuara në shoqërine e prindërve dhe mësuesve, një sjellje në kujtesë e kujtimeve të fëmijërisë, kanë një domethënie të jashtëzakonshme për keta njerëz të jashtëzakonshëm karshi të cilëve ne do te ndihemi borxhllinj përjetë.
Le t’ua dedikojmë suksesin tonë në jetë mesuesve tanë.
Le të ecim në hapat e prindërve tanë, në mënyrë që një ditë, edhe fëmijët tanë të ndihen në të njëjtën mënyrë se si ne ndihemi karshi tyre.
Stafi i Albasoul, në emrin e gjithë vizitorëve dhe anëtarëve të ketij komuniteti, iu uron të gjithë mësuesve dhe nënave shqiptare ditët e festave të tyre kombetare.
GËZUAR 7-8 Marsin!


Leave a Reply